Shqipëria Postuar më 4 Mars 2026, 14:04

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj - Pritet votimi në Kuvend dhe betimi në Presidencë

Nga Fabjona Pasho

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj - Pritet votimi në

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Enea Karakaçi zëvendëson Belinda Ballukun në Infrastrukturë dhe Energji, Ferit Hoxha zëvendëson Elisa Spiropalin në Punët e Jashtme, Ermal Nufi zëvendëson Pirro Vengun në Mbrojtje, Erjona Ismaili zëvendëson Toni Gogun në Marrëdhëniet me Parlamentin, Ndërkohë, kemi dy lëvizje të brendshme: Besfort Lamallari kalon nga Drejtësia në Ministrinë e Brendshme dhe Toni Gogu kalon nga Marrëdhëniet me Parlamentin në Drejtësi.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është ndarja e funksionit të Zëvendëskryeministrit nga portofoli i Infrastrukturës dhe Energjisë. Më herët, ky funksion ishte i përqendruar në një figurë të vetme (Belinda Balluku). Tashmë kemi një model të ri ku Albana Koçiu merr funksionin e Zëvendëskryeministres ndërsa Enea Karakaçi merr Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ditën e hënë Kryeministri Edi Rama i paraqiti Presidentit Bajram Begaj, propozimet për ndryshimet qeveri. Ndërsa, procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave.

Tashmë Kuvendi duhet të votojë në seancë plenare ministrat e rinj, të cilët më pas do i drejtohen Presidencës për t’u betuar.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat