Sa rrezikohen çmimet e shportës nga shtrenjtimi? - Preçi: Shqipëria e ekspozuar ndaj valës së re inflacioniste

Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme po rrisin presionin mbi tregjet ndërkombëtare, ndërsa diskutimet mbeten për një valë të re inflacioni që pritet të shtohet edhe në Shqipëri.
Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi, në një intervistë për Scan Tv theksoi se goditja e parë nis nga nafta, por efekti përhapet me shpejtësi në çmimet e produkteve ushqimore, duke prekur drejtpërdrejt shportën e konsumatorëve.
Në një ekonomi të hapur si Shqipëria, çdo luhatje në bursat ndërkombëtare reflektohet pothuajse menjëherë në tregun vendas. Ndërsa, familjet shqiptare mbeten ndër më të ekspozuarat në rajon për shkak të peshës së lartë që zënë ushqimet në buxhetin mujor.
“Është fakt i njohur që ekonomia jonë kombëtare është një ekonomi e hapur. Do të thotë që ndërvepron me vendet përreth, kryesisht me vendet e Bashkimit Europian, që janë partnerë kryesorë në shkëmbime tregtare, investime, etj. Domethënë, duke filluar me produktet energjetike. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për produktet ushqimore. Historia e pandemisë dhe agresionit rus në Ukrainë ka provuar që ekonomia jonë është ndikuar nga rritja e çmimit, kryesisht energjia dhe drithërat, dhe në të njëjtën kohë, pakesimi i statusit socio-ekonomik të bashkëatdhetarëve tanë që punojnë dhe jetojnë në vendet perëndimore ka pasur ndikimin e vet kryesisht në investime, më shumë sesa në prurjet e remitancave prurjet monetare nga emigracioni, për shkak se ato vazhdojnë të jenë në ritme të larta.”
Sipas Preçit, problemi serioz i ekonomisë sonë është që kur çmimet ngrihen në tregjet ndërkombëtare, ato reflektohen menjëherë në tregun e brendshëm dhe kanë sinjale që tregtarët e shumicës apo pakicës do të tentojnë t’i rrisin, dhe në të njëjtën kohë, kur kriza kalon, ato nuk korrigjohen në kahun e kundërt.
"E njëjta gjë mund të thuhet edhe për paketën ushqimore apo mallrat e shportës. Në këtë fushë, Shqipëria është ndër vendet që kanë peshë më të lartë të shpenzimeve mesatare të familjes sipas të dhënave zyrtare, kjo shifër luhatet diku midis 47-48% pa folur për grupe sociale siç janë të moshuarit, pensionistët, që kanë një peshë shumë më të lartë për shkak të të ardhurave minimale. Kështu që në këto kushte, pritet të ketë një ndikim i cili në thelb do të kishte qenë mirë të ishte korrigjuar më herët me politika pro zhvillimit, prodhimit të vendit dhe më shumë lehtësi që mund të bëhen për sektorë të caktuar të ekonomisë konkrete.”
Preçi ndër të tjera thekson se mungesa e mbështetjes së qëndrueshme për prodhimin vendas, nga blegtoria te kulturat strategjike si gruri, e bën ekonominë shqiptare më të ndjeshme ndaj goditjeve të jashtme.
Fasonët, skemë kompensimi për kursin e këmbimit - Propozimet: Rritje e koeficientit të amortizimit për makineritë dhe fonde të dedikuara
Sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve vijon të pësoje humbje të mëdha monetare por edhe të fuqisë punëtore, për shkak të kursit të këmbimit. Vetëm......
Aksion në fabrikat e miellit, qumështit dhe mishit - Gjylameti: Garantojmë sigurinë ushqimore, forcojmë infrastrukturën
Duke nisur nga java e ardhshme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të nisë një aksion inspektimesh përqendruar në fabrikat e miellit dhe furrat e bukës, në......
Rritja e pagave shtrenjtoi kostot në ndërtim/ Tregu i ndërtimit shënoi zgjerim të lehtë, por çmimet e materialeve pësuan rënie
Kostot e ndërtimit në Shqipëri kanë vijuar të shfaqin tendencë të lehtë rritjeje. Sipas të dhënave zyrtare, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti në 114,1,......
“Evropa duhet të përforcojë autonominë e saj” - Kreu i BEI-së, Calvino: Ligjvënësit, të veprojnë më shpejt
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, Evropa duhet të përforcojë autonominë e saj strategjike, nga energjia te mbrojtja, sipas Nadia Calviño,......
9 në 10 biznese në Shqipëri janë në sektorin e shërbimeve/ Tregtia kryeson bindshëm xhiron. Ndjekin, turizmi dhe ndërtimi
Ekonomia shqiptare vijon të mbështetet fuqishëm te sektori i shërbimeve. Sipas rezultateve finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, të publikuara nga......
Gati rikualifikimi urban në Astir - Investim 88.5 mln lekë për rrugët “Joklin Persi” e “Arben Mekshi”
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e rrugës “Arben Mekshi” dhe “Joklin Persi”. Fondi limit i përllogaritur është 88 milion e 599 mijë......
Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Paundi britanik dhe Franga zvicerane
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke pësuar zbritje të lehtë të kuotës nga dita që lamë pas teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur......


