Shqipëria Postuar më 4 Mars 2026, 13:18

Dezinformimi në kohë lufte, si ndikon te publiku? - Ekspertët: Lajmet e rreme përhapin panik dhe ndryshojnë konsumin

Nga Fabjona Pasho

Dezinformimi në kohë lufte, si ndikon te publiku? - Ekspertët:

Teksa vitet e fundit situata në lindjen e mesme është përshkallëzuar me disa vatra luftimesh, në rrjetet sociale qarkullojnë shpesh video të manipuluara, pamje të krijuara me inteligjencë artificiale apo informacione të pavërteta që përhapen me shpejtësi.

Dezinformimi nuk ndikon vetëm në mënyrën si publiku e percepton konfliktin, por mund të krijojë edhe reagime kolektive, nga paniku te ndryshimi i sjelljes së konsumatorëve.

Psikologia Anora Kroj shpjegon efektet einformacioneve të rreme.

“Dezinformimi rrit më tepër frikën se realiteti. Individët bëhen shumë emocionalë, krijojnë mendime të shpeshta dhe të pakontrolluara në lidhje me luftën, po ashtu mund të kenë ankth dhe panik dhe frikë. Mund të kryhen veprime si tërheqje bankare, po ashtu ka raste që bëjnë shpenzime impulsive dhe të pamenaxhuara mirë, sepse janë duke vepruar në modalitet mbijetese. Ne jemi qëne sociale dhe ndikohemi nga situate globale, por duhet të jemi të kujdesshëm si e marrim informacionin”, thotë Kroj.

Ekspertja e komunikimit, Holta Heba tregon se në situata konfliktesh filtrimi I informacionit është I vështirë.

“Vështirësia është e një shkalle shumë të lartë, sepse çdokush mund të prodhojë sot një lajm, kudo ku ka internet. Platformat janë të pakontrollueshme, të pamenaxhueshme dhe informacioni shpërndahet në kohë rekord.

Rreziku rritet edhe më shumë, sepse përsosmëria që I jep një lajmi fake apo imazhi fake inteligjenca artificiale është shumë e pakontrollueshme dhe koha me të cilën IA punon shumë e lartë dhe nuk mund të ketë një matës verifikimi, për më tepër që shkalla e përsosmërisë në krijimin e një imazhi është shumë e madhe.

Në situate konfliktesh është e vështirë të zgjedhësh cili është lajmi I duhur, por duhet të mbajmë të mprehta shqisat dhe për të përthithur atë informacion që na vlen”, thekson Heba.

Ekspertet theksojnë se qytetarët duhet të informohen vetëm nga burime të sigurta dhe të mos I besojnë çdo lajmi apo imazhi që shohin.

Shqipëria 4 Mars Edel Strazimiri

Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se  ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat