Shqipëria Postuar më 24 Qershor 2025, 13:58

Shqipëria me “sytë” nga tregjet e huaja - Bizneset, më lehtë të blejnë sesa të shesin jashtë

Nga Hamit Yzeiraj

Shqipëria me “sytë” nga tregjet e huaja - Bizneset,

Shqiptarët po e shohin gjithnjë e më tepër fitimprurëse hapjen e një biznesi që sjell mallra nga jashtë për t’i shitur në tregun vendas, sesa përpjekjen për të nxjerrë produktet “Made in Albania” në tregjet e huaja. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave gjatë vitit 2024 numri i ndërmarrjeve importuese arriti në 14,734, duke shënuar një rritje prej afro 8% krahasuar me vitin 2023.

Në të kundërt, ndërmarrjet eksportuese kanë shënuar një rënie të lehtë. Vitin e kaluar, numri i bizneseve që eksportojnë mallra shqiptare ishte 3,784, duke u ulur me 0.2% në krahasim me një vit më pare, një diferencë prej 8 ndërmarrjesh më pak. Megjithëse kjo mund të duket një rënie modeste, tendenca tregon një ngadalësim të interesit për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të INSTAT, ndërmarrjet eksportuese dominohen kryesisht nga sektori industrial, veçanërisht nga ai fason dhe industria ushqimore. Ky i fundit ka njohur një ecuri pozitive falë rritjes së eksporteve të frutave dhe perimeve (Grafikun 2), ndërsa sektori fason ka hasur vështirësi për shkak të zhvlerësimit të euros, që ka ndikuar negativisht në konkurrueshmërinë e tij.

Në anën tjetër, rritja e ndjeshme e ndërmarrjeve importuese lidhet kryesisht me sektorin e tregtisë. Rreth 62% e këtyre bizneseve operojnë në këtë fushë. Bëhet fjalë për biznese që importojnë veshje, aksesorë, automjete dhe produkte të tjera, të cilat më pas shiten përmes platformave të ndryshme online që po shtohen gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat