Shqipëria Postuar më 4 Mars 2026, 19:37

Ministria e Jashtme për shqiptarët në Iran: Lidhuni menjëherë me ambasadën në Ankara

Nga SCAN TV

Ministria e Jashtme për shqiptarët në Iran: Lidhuni

Ministria e jashtme u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që gjenden ende në Iran që të lidhen menjëherë me ambasadën tonë në Ankara. Për këtë qëllim ministra ka shpërnadarë edhe numrat e kontaktit për të gjithë të interesuarit. Në njoftimin e Ministrisë thuhet:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve periodike, këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me  Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.

Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:

+90 (534) 080 37 65

+90 (549) 561 19 85

Si dhe përmes Email: [email protected]

MEPJ është në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në rajon dhe do të informojnë në vijimësi qytetarët shqiptarë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat