“Vërshojnë” investimet turke në Shqipëri - BSH: 50 mln euro në tremujorin e parë 2025. Zbresin nga “froni” holandezët
Jo vetëm me të shkuarën historike, kulturën apo kinematografinë, por Turqia lidhet ngushtë me Shqipërinë edhe për sa i përket investimeve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në një vlerë prej 50 milionë eurosh, investimet nga Turqia kanë dominuar në tremujorin e parë të 2025.
Investitorët turq rezultojnë të kenë zbritur nga froni ata holandezë, të cilët rezultojnë me 49 milionë euro investime në Shqipëri.
Shifrat zyrtare tregojnë se 13.8% e investimeve të huaja direkte vijnë nga Turqia, rreth 13.5% nga Holanda, 12.7% e investimeve janë nga Italia, 8.6% Austria, 7.7% janë nga Gjermania, 7% rezultojnë investime nga Kosova, 3% nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në 19% të investimeve nuk tregohet vendi i origjinës për arsye konfidencialiteti.
Në shumicën prej shteteve më të mëdhaja investitore në Shqipëri, ka pasur një rënie të fluksit të investimeve në tre muajt e parë të 2025. Kështu, edhe pse Turqia dominon aktualisht, ka pasur një rënie me 5.6% në krahasim me fundin e vitit 2024. Investimet nga Holanda janë pakësuar me 15%, ndërsa ato nga Italia, i cili është investitori i tretë më i madh në Shqipëri me 46 milionë euro investime, rezultojnë me një rënie prej 11%.
Megjithatë, investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe, Greqisë dhe Serbisë nuk kanë ndryshuar në raport me tremujorin pararardhës, ndërsa vetëm investimet prej Qipros, Gjermanisë, Norvegjisë, Panamasë dhe Sllovenisë rezultojnë me rritje. Konkretisht, investimet gjermane u shtuan me gati 22% në tremujorin e parë.
Nga ana tjetër, investimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u regjistruan në nivelet më të ulëta që prej 2022.

Shqipëria “thërret” studentët e botës - Arsimi i Lartë 2030, vendi promovohet si destinacion studimi
Me synimin për të tërhequr studentë të huaj, Liga e Universiteteve “Gjon Durrahium” organizoi forumin “Arsimi i Lartë 2030”. Ky forum u zhvillua pas Vendimit......

Ferma e dijes dhe agroturizmit të mollëve në Korçë - FSHZH hap tenderin mbi 236 mln lekë. Qendër për bujqësinë, edukimin e turizmin
Me një fond limit prej mbi 236 milionë lekësh, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për fazën e parë të projektit “Ferma e dijes dhe agroturizmit të......

Rrjeta kapi më pak peshq në vitin 2024! Sasia u ul me 14.9%. Akuakultura vijon të jetë burimi kryesor i peshkut të zënë
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi aktivitetin e peshkimit në Shqipëri gjatë vitit 2024. Sipas raportit, sasia totale......

“Paketa e Maleve” nis zbatimin - Bashkitë do të identifikojnë zonat prioritare për zhvillim ekonomik
Është botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës me përparësi......

BE lehtëson rregullat e magazinimit të gazit - Objektivi, shmangia e rritjes së çmimeve të energjisë para dimrit
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje me Parlamentin e BE-së për të lehtësuar rregullat e BE-së që lidhen me mbushjen e......

Bashkitë nisin vitin me borxhe në rritje - Stoku i detyrimeve arrin në 42 milionë euro. Si renditen në listë?
61 bashkitë në vend kanë akumuluar një stok detyrimesh ndaj bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e 4.2 miliardë lekëve apo 42 milionë eurosh deri në Mars të......

“Zbehet” interesi i investitorëve të huaj? - BSH: Investimet ranë me 14% në krahasim me fundin e vitit 2024
Duket se në tremujorin e parë të këtij viti, Shqipëria ka qenë më pak tërheqëse për investitorët e huaj. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/ Importi i produktit në muajin Maj arriti rekord historik
Në një moment kur tregjet globale përballen me sfida të shumta, importi i kapitullit “Kafe, çaj dhe erëza” në Shqipëri ka shënuar një rekord historik në......