Shqipëria Postuar më 3 Tetor 2025, 12:17

Shqipëria dërgon në BE dokumentacionin për kapitullin 29, “Bashkimi Doganor”!

Nga Edel Strazimiri

Shqipëria dërgon në BE dokumentacionin për kapitullin 29,

Administrata Doganore Shqiptare njoftoi sot se ka përcollë zyrtarisht pranë Komisionit Europian paketën e plotë të dokumentacionit të kërkuar për “closing benchmarks” në Kapitullin 29 – “Bashkimi Doganor”, duke shënuar një hap thelbësor përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ky proces përfshiu një punë të jashtëzakonshme dhe të koordinuar, ku administrata përgatiti e dorëzoi:

· Kalendarin legjislativ dhe tabelat e konformitetit me acquis të BE-së;

· Strategjitë kryesore të administratës (biznesit, burimeve njerëzore, trajnimit);

· Masat për rritjen e integritetit dhe performancës së strukturës doganore;

· Planin kombëtar shumëvjeçar për sistemet IT dhe masat për ndërveprim me sistemet e BE-së;

· Informacionin mbi ratifikimin e Protokollit të Konventës Kuadër për Kontrollin e Duhanit;

· Raportin vjetor “Libri Jeshil – Dogana 2024 dhe Prioritetet 2025”, botuar për të katërtin vit radhazi.

“Administrata Doganore Shqiptare mbetet e angazhuar për të vijuar përmbushjen e të gjitha detyrimeve të Kapitullit 29, duke garantuar përafrimin legjislativ, forcimin e kapaciteteve administrative, avancimin e sistemeve digjitale doganore dhe thellimin e bashkëpunimit me BE në luftën kundër tregtisë së paligjshme.

Ky është një moment historik që i shërben jo vetëm integrimit të Shqipërisë në BE, por edhe ndërtimit të një administrate moderne, të besueshme dhe në shërbim të qytetarëve e biznesit,” thuhet në njoftim.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat