Shqipëria Postuar më 30 Prill 2025, 10:51

Shqipëri-Kosovë, pa kontrolle në kufi - Duke nisur nga 1 maji për shtetasit e të dy vendeve

Nga Hamit Yzeiraj

Shqipëri-Kosovë, pa kontrolle në kufi - Duke nisur nga 1 maji

Duke nisur nga dita e nesërme 1 maj rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me targa të të dy shteteve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës dhe Vërmicës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar, shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.

Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash apo kartash identiteti për shtetasit të dy vendeve.

Ndërkohë, udhëtarët që kalojnë kufirin përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, deri të mërkurën në orën 24 janë të detyruar të paraqesin dokumentet e identifikimit, për shkak të nevojës për përpunimin dhe regjistrimin e saktë të të dhënave të automjeteve.

Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim që të shmangin pritjet e gjata dhe të garantojnë kalim sa më të shpejtë dhe efikas.

Sondazh

Poll
Shqipëria 30 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka pësuar në mënyrë të vazhdueshme zbritje të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 86.1 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat