Shqipëria Postuar më 30 Prill 2025, 10:27

Publikohet struktura e vitit shkollor 2025-2026 - Kur nis mësimi dhe kur do të zhvillohen provimet kombëtare?

Nga Ernilda Luzi

Publikohet struktura e vitit shkollor 2025-2026 - Kur nis mësimi dhe kur do

Struktura e vitit shkollor 2025- 2026 në sistemin arsimor parauniversitar është publikuar në Fletoren Zyrtare. Sipas vendimit, në arsimin bazë viti mësimor fillon më 8 shtator 2025 dhe mbaron më 12 qershor 2026. Përsa i përket pjesës së pushimeve dimërore, do të jenë nga data 22  dhjetor 2025 dhe do të mbarojnë më 2 janar 2026.

Referuar vendimit, provimet kombëtare të arsimit bazë do zhvillohen në periudhën 15- 26 qershor 2026.

Për maturat, mësimet fillojnë më 8 shtator 2025 dhe mbarojnë më 29 maj 2026, kurse provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në periudhën 1-26 qershor 2026.

Nga ana tjetër, në arsimin profesional datat ndryshojnë sipas një strukture. Mësimi do të fillojë për të gjithë ciklet më 8 shtator 2025. Ndërkohë për nxënësit e cikleve 2+2 dhe 4- vjeçare mësimi përfundon më 12 qershor, ndërsa për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta mësimi mbaron më 29 maj 2026. Për maturantët që ndjekim arsimin profesional, mësimi mbaron më 15 maj 2026 dhe provimet e Maturës  Shtetërore  Profesionale do të mbahen në datat 1–26 qershor 2026.

Sipas vendimit, provimet  përfundimtare për kualifikimet profesionale të nivelit II dhe III të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK) zhvillohen  në periudhën 1–12 qershor 2026. Provimet përfundimtare të praktikës profesionale të kualifikimeve profesionale të nivelit V të KSHK-së zhvillohen në periudhën 25–29 maj 2026.



Sondazh

Poll
Shqipëria 30 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka pësuar në mënyrë të vazhdueshme zbritje të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 86.1 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat