Zhvillimi i sektorit energjetik - Rama: Investimet në centrale dhe rrjet elektrik garantojnë pavarësinë energjetike
Arritjet dhe planet për zhvillimin e sektorit energjetik ishin në fokus të një takimi të zhvilluar me investitorë në burime të rinovueshme të energjisë, miniera si dhe në sektorin hidrokarbur.
Sipas kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku planet për shtimin e burimeve gjeneruese të energjisë elektrike dhe investimet në rrjetin elektrik do të garantojnë pavarësinë energjetike të vendit.
Sipas kreut të Entit Rregullator të Energjisë fokusi duhet të jetë te liberalizimi i tregut energjetik.
Gjatë aktivitetit u bënë me dije detajet e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e një centrali me sistem pompimi nga kompania Devolli Hydropower, me vlerë të parashikuar 1.7 mld euro.
Po ashtu u bë me dije se ligji i ri “Për sektorin minerar” do parashikojë stimuj për investime në këtë sektor, ndërsa synimi për të ardhmen është rritja e industrisë përpunuese për mineralet që nxirren nga nëntoka.
Ndërkaq, sa i takon sektorit hidrokarbur, përfaqësuesi i kompanisë ENI, përveç operacioneve të kërkimit në bllokun Dumrea tha se do të nisë zbatimi i një projekti pilot për prodhimin e biokarburanteve.

Maturantët, në proces simulimi për zgjedhjet - Nxënësit e “Qemal Stafës” ushtrohen në prani të ndërkombëtarëve
Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë, të cilët janë votues për herë të parë organizuan një proces të simuluar votimi. Përmes këtij procesi, nxënësit......

Makinat kineze “shkelin gazin” - Modelet e reja dominojnë tregun vendas, Evropa pëson rënie të shitjeve
Gjithçka erdhi për shkak të pandemisë. Nëse para Covid vetëm 36% e kinezëve zgjidhnin makina nga markat kombëtare, në më pak se tre vjet ka ndodhur një......

Kredia për ekonominë arrin në 864 mld lekë - BSH: Bizneset kontribuan më tepër në rritjen e stokut
Kredia për ekonominë ka vijuar të rritet me ritme të shpejta edhe në 3 muajt e parë të 2025. Sipas shifrave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, kredia......

Prodhimi BIO, financim deri në 2 mijë euro për fermë - Cilat janë kriteret dhe afatet e aplikimit për fermerët?
Qeveria do të mbështesë prodhimin organik në vend, si një detyrim edhe në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian, por dhe për të rritur eksportet e......

Kamionë, makina, motorë, skafe e anije/ AAPSK publikon katalogët e mjeteve të sekuestruara dhe konfiskuara
Nga kamionët, autobuzët, furgonët, automjetet, motorët e deri tek gomonet, skafet apo edhe anijet. Në listë nuk mungojnë edhe mjetet luksoze, si Lamborghini......

Kanada, Carney fiton zgjedhjet e përgjithshme - Udhëheq Partinë Liberale drejt fitores së katërt radhazi
Rezultatet e hershme në zgjedhjet e përgjithshme të Kanadasë treguan se Kryeministri Mark Carney do të formojë qeverinë e re. Partia e tij Liberale arriti të......

“Për të fituar eksperiencë dhe aftësi” - Panairi i Punës 2025, studentët: I shohim si guida për karrierë
Për të fituar eksperiencë dhe për t’u bërë pjesë e tregut të punës në të ardhmen, studentë nga degë të ndryshme morën pjesë në Panairin e Punës 2025, që u......

Evropianët preferojnë makinat elektrike Shitjet e këtyre automjeteve u rritën me 25% në tremujorin e parë
Shitjet e automjeteve elektrike u rritën me pothuajse një të katërtën, duke i dhënë një shtysë të gjithë tregut evropian të makinave në tremujorin e parë të......