Kriteret e reja për naftën falas në bujqësi - Cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar për të mos u skualifikuar?
Fermerët që aplikojnë për të përfituar pagesa cash për naftën në bujqësi që përdorni për punime të mekanizuara, duhet të zbatojnë disa kritere të reja.
Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave, përcakton se “çdo subjekt përfitues duhet të provojë aktivitetin bujqësor për të cilin aplikon, duke paraqitur: faturë blerje për një nga imputet si material mbjellës (farëra ose fidanë)/ plehra kimike/ pesticide; ose faturë për shitjen e prodhimit.
Faturat mund të ngarkohen në sistem në momentin e aplikimit ose mund të dorëzohen fizikisht në Agropika ose në zyrat qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, ose fizikisht apo me postë, deri para pagesës apo para kontrollit (për subjektet që mund të kontrollohen para pagesës).
Udhëzimi përcakton gjithashtu se dokumentacioni që duhet të ngarkohet në sistem është në varësi të statusit të pronësisë apo përdorimit të tokës bujqësore për të cilën aplikohet dhe statusit të regjistrimit të saj në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Dokumentacioni i kërkuar sipas skenarëve të ndryshëm është: Certifikata e pronësisë, shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese kur fermeri e disponon atë; AMPT, kur aplikanti ka AMTP për tokën bujqësore të lëshuar në emër të tij si përfaqësues i familjes bujqësore; kur aplikanti është anëtar i familjes bujqësore që ka marrë tokën në pronës duhet të dorëzojë AMTP, Certifikatë familjar e gjendjes më 1.8.1991, Marrëveshje dakordësie e shumicës së anëtarëve të familjes bujqësore në gjendjen aktuale, në lidhje me punimin/përdorimin e tokës nga aplikues. Dhe në rastet kur aplikanti e ka marrë tokën bujqësore me qira ose në përdorim, duhet të dorëzojë kontratë qiraje, kontratë huapërdorjeje ose dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve (shoqëruar me dokumentet përkatëse të pronësisë).
Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 Maj 2025. Të gjithë ata që plotësojnë kriteret do të përfitojnë deri në 186 euro për hektarë, në varësi të kulturës. Vitin e kaluar nga kjo skemë kanë përfituar mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin.
Sondazh

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka pësuar në mënyrë të vazhdueshme zbritje të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 86.1 lekë dhe......

Drejtësi miqësore ndaj fëmijëve/ Premtimi i PS: Një institut për t’i kthyer të miturit në rrugën e drejtë
Partia Socialiste ka premtuar gjatë fushatës se do të vërë në funksion Institutin e të Miturve në konflikt me ligjin, si pjesë e angazhimit për një drejtësi......

KQZ nis testimin e votimit dhe numërimit elektronik - Celibashi: Mbërrijnë mbi 70 mijë vota të emigrantëve
“Në bashkinë e Vorës dhe Njësinë 10 në Tiranë, në zgjedhjet paralemtare të 11 majit, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë përmes procesit elektronik.......

Trump u jep një “dorë” prodhuesve të makinave - Planifikon të lehtësojë ndikimin e tarifave mbi industrinë vendase
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të ndërmarrë veprime për të lehtësuar ndikimin e tarifave të tij mbi prodhuesit amerikanë të makinave, thotë një......

Zhvillimi i sektorit energjetik - Rama: Investimet në centrale dhe rrjet elektrik garantojnë pavarësinë energjetike
Arritjet dhe planet për zhvillimin e sektorit energjetik ishin në fokus të një takimi të zhvilluar me investitorë në burime të rinovueshme të energjisë,......

Maturantët, në proces simulimi për zgjedhjet - Nxënësit e “Qemal Stafës” ushtrohen në prani të ndërkombëtarëve
Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë, të cilët janë votues për herë të parë organizuan një proces të simuluar votimi. Përmes këtij procesi, nxënësit......

Makinat kineze “shkelin gazin” - Modelet e reja dominojnë tregun vendas, Evropa pëson rënie të shitjeve
Gjithçka erdhi për shkak të pandemisë. Nëse para Covid vetëm 36% e kinezëve zgjidhnin makina nga markat kombëtare, në më pak se tre vjet ka ndodhur një......

Kredia për ekonominë arrin në 864 mld lekë - BSH: Bizneset kontribuan më tepër në rritjen e stokut
Kredia për ekonominë ka vijuar të rritet me ritme të shpejta edhe në 3 muajt e parë të 2025. Sipas shifrave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, kredia......