Shqipëria Postuar më 30 Prill 2025, 09:26

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka pësuar në mënyrë të vazhdueshme zbritje të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 86.1 lekë dhe është shitur me 87.1 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane qëndron edhe këtë fund prilli në po të njëjtat vlera sikurse prej disa kohësh tashmë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 98.3 lekë dhe duke u shitur me 99 lekë.

Franga zvicerane pas një rritjeje konstante që regjistroi këto kohë e ka mbyllur muajin në vlera të qëndrueshme duke u blerë sot me 104.2 lekë dhe duke u shitur me 105.2 lekë në raport me ditën e djeshme.

Paundi britanik gjithashtu e ka nisur këtë ditën pa luhatje të ndjeshme të kuotës duke u blerë këtë mëngjes me 115.3 lekë dhe duke u shitur me 116.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat