Bota Postuar më 29 Prill 2025, 14:41

Trump u jep një “dorë” prodhuesve të makinave - Planifikon të lehtësojë ndikimin e tarifave mbi industrinë vendase

Nga Kristi Ceta

Trump u jep një “dorë” prodhuesve të makinave -

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të ndërmarrë veprime për të lehtësuar ndikimin e tarifave të tij mbi prodhuesit amerikanë të makinave, thotë një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

"Kjo marrëveshje është një fitore e madhe për politikën tregtare të Presidentit, duke shpërblyer kompanitë vendase," tha Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick në një deklaratë.

Presidenti do të reduktojë disa detyrime importi për pjesët e jashtme që përdoren në automjetet e prodhuara në SHBA. Ndërsa makinat e prodhuara jashtë vendit janë ende subjekt i tarifave të automobilave, ato do të përjashtohen nga taksat e tjera, raportoi më parë Wall Street Journal.

Trump do të mbajë një tubim në Michigan për të shënuar 100 ditët e tij të para në detyrë. Shteti është shtëpia e të ashtuquajturve prodhues makinash të Ford, General Motors (GM) dhe Stellantis, si dhe një rrjeti prej më shumë se 1,000 furnizuesish kryesorë për industrinë.

Trump i ka vendosur tarifat në qendër të planeve të tij ekonomike, duke e përshkruar atë si "fjala më e bukur në fjalor". Por ato kanë shkaktuar trazira në tregjet financiare globale, pasiguri të mëdha për bizneset dhe kanë rritur frikën e një ngadalësimi ekonomik.

Vendimi për të lehtësuar ndikimin në industrinë e automobilave është parë si përpjekja e fundit e administratës së tij për të treguar fleksibilitet në politikë.

Javën e kaluar, një koalicion i grupeve të industrisë së automobilave në SHBA i bëri thirrje presidentit të mos vendosë tarifa prej 25% për pjesët e importuara të makinave.

Një letër drejtuar administratës së tij nga grupe që përfaqësojnë disa kompani, përfshirë GM, Toyota dhe Volkswagen, tha se taksat "do të çojnë në çmime më të larta të automjeteve për konsumatorët, shitje më të ulëta, si dhe në shtrenjtimin e shërbimeve të servisit dhe riparimit të tyre". Trump ka thënë më parë se tarifat do të hynin në fuqi më 3 maj.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat