Shpërndahen 100% zarfet zgjedhore në Diasporë - Celibashi: Në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë, nis testimi i votimit elektronik
Ka përfunduar dorëzimi i 100% i zarfeve zgjedhore për të gjithë ata emigrantë që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, por duan të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, ndërkohë kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka dhënë shifrat deri në mesditën e sotme.
“Jemi në procesin e shpërndarjes dhe dorëzimit të këtyre zarfeve te votuesit. Deri më tani janë shpërndarë, pra zgjedhës të cilët e kanë marrë në dorë zarfin janë, 154770 pra 62% e zgjedhësve të regjistruar e kanë marrë dokumentacionin zgjedhor. Kanë mbërritur në KQZ deri më tani dhe janë përpunuar 190025 por deri në fund të ditës, sepse ne e dimë sesa zarfe ka dorëzuar shërbimi i DHL, do të jenë rreth 22 mijë.”
Stand up
Por për t’u ndalur në votimin brenda vendit, janë ngritur qendrat e votimit elektronik në Vorë dhe në njësinë 10 në Tiranë, ndërsa kryekomisioneri Celibashi njofton qytetarët që mund të shkojnë për të bërë testimin e tyre.
“Më së pari ai që ka të bëjë me votimin elektronik në Vorë dhe në Njësinë nr 10, ne prej ditës së sotme në katër pika të njësisë nr 10 në Tiranë dhe në dy pika të Bashkisë Vorë, kemi ngritur qendrat e informimit të votuesve në të cilat votuesit por edhe përfaqësues të partive politike dhe kushdo tjetër i interesuar por kryesisht votues të këtyre të dy njësive, mund të shkojnë dhe mund të provojnë pajisjet elektronike të votimit që do të përdoren ditën e zgjedhjeve. Do ta bëjmë këtë deri në datën 11 maj, janë 4 qendra të cilat janë të lëvizshme në fakt për njësinë 10, dhe dy po të lëvizshme për bashkinë e Vorës.”
Sondazh

“Borxhi global, 100% e PBB-së në fund të dekadës” - Sipas FMN-së, presionet e tarifave do ta nxisin përtej niveleve të pandemisë
Presionet ekonomike nga tarifat e reja të larta të SHBA-së do ta shtyjnë borxhin publik global mbi nivelet e epokës së pandemisë, në gati 100% të PBB-së......

Taksat mjedisore, 60.5 mld lekë në arkën e shtetit/ Pjesën më të madhe të të ardhurave e përbënin taksat mbi energjinë
Gjatë vitit 2023, të ardhurat nga taksat mjedisore në Shqipëri arritën në 60.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 9.03% krahasuar me vitin 2022. Të......

Trajnimi i pilotëve ushtarakë shqiptarë - “KAYO” do të kontraktojë një subjekt privat për zhvillimin e programeve me simulatorë
Kompania shtetërore shqiptare për prodhimin dhe tregtimin e armëve, KAYO, do të ngrejë disa programe edukimi dhe trajnimi të pilotëve të helikopterëve dhe të......

“FMN, Banka Botërore kanë nevojë për reforma” - Sekretari i Thesarit i SHBA-së u “tërheq veshin” institucioneve
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, kritikoi ashpër operacionet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe pse u përpoq të siguronte......

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut – 26 prilli shpallet ditë zie kombëtare
Dita e shtunë, 26 prill 2025, është shpallur ditë zie kombëtare për mirënjohje dhe nderim për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të hënën e......

Ministri Malaj: Të ardhurat për frymë u rritën më shpejt se sa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Dalina Ibrahimaj prezantuarn paketën për......

Si aplikohet për naftën falas në bujqësi? - Udhëzimi/ Kriteret dhe afatet që duhet të plotësojnë fermerët
Fermerët që duan të përfitojnë pagesa cash për naftën në bujqësi duhet të bëjë aplikimin online, duke plotësuar të dhënat nëpërmjet vetëdeklarimit dhe duke......

Rritet prodhimi i materialeve mjedisore - INSTAT: U nxorr 20.5 mln ton, varësia nga importi përllogaritet në 21.1%
Lënda e parë e nxjerrë nga burimet e brendshme natyrore, u rrit me 1.3% gjatë vitit 2023, në raport me 1 vit më parë, duke arritur në 20.5 mln ton. Instituti......