“FMN, Banka Botërore kanë nevojë për reforma” - Sekretari i Thesarit i SHBA-së u “tërheq veshin” institucioneve
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, kritikoi ashpër operacionet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe pse u përpoq të siguronte investitorët e shqetësuar se Shtetet e Bashkuara do të ruanin rolin e tyre udhëheqës global.
"Amerika e para nuk do të thotë Amerika vetëm", tha ai në një fjalim në Institutin e Financave Ndërkombëtare, ku premtoi gjithashtu mbështetje për misionet kryesore të bankave shumëpalëshe. "Përkundrazi, është një thirrje për bashkëpunim më të thellë dhe respekt të ndërsjellë midis partnerëve tregtarë".
Edhe pse Bessent tha se FMN dhe Banka Botërore "po dështojnë", ai nuk bëri thirrje që SHBA të tërhiqet nga institucionet, siç kishin pretenduar disa konservatorë në një propozim të Projektit 2025 të krijuar nga Fondacioni Heritage.
Ai tha se institucionet "luajnë role kritike në sistemin ndërkombëtar. Dhe administrata Trump është e gatshme të punojë me to, për sa kohë që ato i qëndrojnë besnike misioneve të tyre".
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha para disa ditësh se tarifat prej 145% ndaj Kinës mund të "ulen ndjeshëm".
Bessent dëshiron që SHBA të rrisë prodhimin ndërsa Kina rrit konsumin, duke e bërë ekonominë e saj më pak të varur nga përmbytja e globit me eksporte të lira. "Nëse ata duan të ribalancojnë, le ta bëjmë së bashku", tha ai. "Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme".
Pekini tha se "ushtrimi i presionit nuk është mënyra e duhur për t'u marrë me Kinën dhe thjesht nuk do të funksionojë".
Megjithatë, fjalimi i Bessent në Uashington përfaqëson një sulm të ashpër kundër FMN-së dhe Bankës Botërore, që ofrojnë kredi dhe mbështetje të tjera financiare në të gjithë botën.
Ai tha se administrata Trump "do të shfrytëzojë udhëheqjen dhe ndikimin e SHBA-së në këto institucione dhe do t'i shtyjë ato të përmbushin mandatet e tyre të rëndësishme".
Disa nga kritikat e Bessent pasqyronin përpjekjet e administratës Trump për të çrrënjosur ideologjinë progresive nga institucionet federale. Ai tha se FMN "ka vuajtur nga vonesa në misione" dhe "i kushton kohë dhe burime joproporcionale punës për ndryshimet klimatike, çështjet gjinore dhe sociale".
Bessent nënvizoi se kishte probleme të ngjashme në Bankën Botërore, që sipas tij, "nuk duhet të presë më çek të bardhë për marketing të kotë, të shoqëruar me angazhime të dobëta për reforma".
Pavarësisht kritikave, mbështetja e Bessent për FMN-në dhe Bankën Botërore erdhi si një lehtësim për bankierët dhe analistët e zhvillimit, të cilët pjesërisht prisnin një njoftim për tërheqjen e SHBA-së nga organizatat.
Sondazh

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut – 26 prilli shpallet ditë zie kombëtare
Dita e shtunë, 26 prill 2025, është shpallur ditë zie kombëtare për mirënjohje dhe nderim për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të hënën e......

Ministri Malaj: Të ardhurat për frymë u rritën më shpejt se sa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Dalina Ibrahimaj prezantuarn paketën për......

Si aplikohet për naftën falas në bujqësi? - Udhëzimi/ Kriteret dhe afatet që duhet të plotësojnë fermerët
Fermerët që duan të përfitojnë pagesa cash për naftën në bujqësi duhet të bëjë aplikimin online, duke plotësuar të dhënat nëpërmjet vetëdeklarimit dhe duke......

Rritet prodhimi i materialeve mjedisore - INSTAT: U nxorr 20.5 mln ton, varësia nga importi përllogaritet në 21.1%
Lënda e parë e nxjerrë nga burimet e brendshme natyrore, u rrit me 1.3% gjatë vitit 2023, në raport me 1 vit më parë, duke arritur në 20.5 mln ton. Instituti......

Qeveria propozon paketën e “Paqes Fiskale” - Rama: Nuk është një program elektoral. Do të ulim infomalitetin
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi paketën për “Paqen Fiskale”, gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të biznesit në Elbasan. “Nuk është......

Shitjet e makinave evropiane rriten në mars - Automjetet elektrike “kompensojnë” rënien e atyre me naftë
Shitjet e makinave të reja në Evropë u rritën me 2.8% në mars, të nxitura nga rritjet dyshifrore në Britani dhe Spanjë. Të dhënat e industrisë treguan se një......

“Shqipërinë Madhështore e nisim nga dhembshuria” - Sali Berisha prezanton kandidatët e PD-ASHM në Himarë
Sali Berisha ka prezantuar kandidatët për deputetë të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Himarë. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, u shpreh......

“Do të ofrohen shërbime publike ndërkufitare” - Synimi i Kornizës së Ndërveprimit, përparimi në tregun e vetëm digjital evropian
Administrata publike shqiptare do të bashkëpunojë me administratat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe ofrimin......