Rrugë të reja në Alpet e Shqipërisë - Lidhet kontrata 3.63 mln euro, përmirësim i aksesit dhe infrastrukturës së turizimit të aventurës
Përmirësimi i aksesueshmërisë dhe infrastrukturës së turizimit të aventurës në Alpet e Shqipërisë”. Ky është investimi që parashikohet të kryhet në veri të vendit, me fokus ndërhyrjet në rrugë në një nga zonat me potencial turistik në vend.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka lidhur kontratën me vlerë prej rreth 3.63 mln euro me bashkimin e operatorëve BE -IS dhe Ergi shpk, që do të kryejë punimet në terren. Sipas të dhënave afati i përfundimit të punimeve është janari i vitit 2027.
Ndërhyrjet në këtë aks rrugor janë pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese 60 mln euro e dhënë nga BERZH për qeverinë shqiptare. Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, teksa më herët janë lidhur edhe kontrata të tjera të ngjshshme.
Një prej tyre është kontrata me vlerë 1.52 mln euro për rehabilitimin e segmentit rrugor nga rrethrrotullimi i Sop-it deri në Urën e Darzezës. Rruga ndodhet në zonën e Semanit dhe fillon në kryqëzimin me Rrugën Kombëtare Fier - Vlorë, rrethi Apollonia, vazhdon përgjatë segmentit rrugor Hoxharë dhe përfundon në Urën e re të Darzezës.
Paralelisht, në kuadër të këtij programi BERZH ka zhvilluar edhe tenderë për përmirësimin e rrjetit elektrik në Alpet e Shqipërisë, duke synuar rritjen e aksesit në energji elektrike në këtë zonë.

WIFI dhe tabela smart në të gjitha shkollat - Masat, në kuadër të objektivit për arsimin digjital. Zbatimi do të realizohet me faza
Internet me shpejtësi të lartë dhe tabela interaktive (smartboard) në të gjitha shkollat dhe institucionet e arsimit të lartë. Për të realizuar transformimin......

Investimet në infrastrukturën turistike - Duhet vlerësim i nevojave dhe projekte model, koordinim edhe me Ministrinë e Turizmit
Strategjia e re e Turizmit 2025–2030 e konsideron si prioritet vlerësimin e nevojave dhe investimin në infrastrukturën turistike, me qëllim përmirësimin e......

Marrja e pensionit në bankë - ISSH, fushatë informuese: Aplikimi nëpërmjet e-albania
Instituti i Sigurimeve Shoqërore po i fton përfituesit që të kalojnë marrjen e pensionit nga sportelet tradicionale postare drejt sistemit bankar. Me anë të......

Inflacioni i korrikut arriti vlerën 2.5%/ Rritja e kërkesës turistike preku kryesisht ushqimet, qiratë dhe argëtimin
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Korrik 2025, arriti 119.1, kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në......

Zjarret, 3 vatra ende aktive - Përfshirë Finiqin dhe Mallakastrën
Shqipëria vazhdon të përballet me situata të rënda zjarresh në disa zona të vendit. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra aktive, prej të cilave 3......

Normat e interesit për depozitat në 2025 - BSH: Me prirje rënëse. Ato mbi 2 vite për individët, të vetmet me rritje në maj
Në 2025, normat e interesit të depozitave në lek kanë qenë në rënie të vazhdueshme për qytetarët. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......

Aeroporti i Tiranës regjistron rekord - 12 fluturime në orë dhe 35 pasagjerë në minutë të mbërritur
Me rreth 12 fluturime në orë, Aeroporti i Tiranës regjistroi numrin më të lartë të fluksit ajror më datë 4 të këtij muaji, duke arritur kulmin e tij. Rreth 51......

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë - Mandati i BERZH në Greqi, drejt përfundimit
Pas një dekade investimesh me ndikim që kapin vlerën mbi 8.3 miliardë euro në më shumë se 120 projekte, mandati i përkohshëm i Bankës Evropiane për Rindërtim......