Shqipëria Postuar më 8 Gusht 2025, 11:22

Aeroporti i Tiranës regjistron rekord - 12 fluturime në orë dhe 35 pasagjerë në minutë të mbërritur

Nga Hamit Yzeiraj

Aeroporti i Tiranës regjistron rekord - 12 fluturime në orë dhe
Me rreth 12 fluturime në orë, Aeroporti i Tiranës regjistroi numrin më të lartë të fluksit ajror më datë 4 të këtij muaji, duke arritur kulmin e tij. Rreth 51 mijë pasagjerë kaluan në terminalin e aeroportit vetëm në një ditë, ose, e thënë ndryshe, 35 pasagjerë në minutë.

Në krahasim me 14 gushtin e vitit të kaluar, kur ishte vendosur rekordi i fundit, numri i fluturimeve është rritur me 47 fluturime dhe me 6 mijë pasagjerë më shumë.

Aeroporti i Tiranës po mirëpret dhe përcjell gjithnjë e më shumë udhëtarë, vendas apo të huaj. Në muajt e fundit janë shtuar dy linja të reja me Nantes dhe Bordeaux, duke zgjeruar edhe më tej hartën e operimit.

Aeroporti po vazhdon trendin pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Vetëm gjatë muajit qershor 2025, TIA ka mirëpritur rreth 1.15 milionë pasagjerë, një rritje e ndjeshme krahasuar me muajin maj. Gjatë së njëjtës periudhë janë kryer 6,830 fluturime, që kanë lidhur Tiranën me 103 destinacione në 31 shtete, përmes 27 linjave ajrore që operojnë në këtë aeroport.

Destinacionet më të kërkuara mbeten qytetet italiane dhe britanike, me Milanon, Londrën, Romën, Bolognën dhe Venecian që kryesojnë listën e preferencave të udhëtarëve.

Ndërkohë, pritet që muaji gusht të shënojë edhe numrin më të lartë të pasagjerëve që do të hyjnë apo dalin nga Rinasi. Rekordi nuk pritet të thyhet vetëm nga turistët e huaj që do të vijnë, por edhe nga numri i shtetasve shqiptarë që shfrytëzojnë pikërisht këtë muaj për të bërë pushimet e tyre jashtë vendit.

Shqipëria 8 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke vijuar përgjatë këtyre ditëve një rënie të vazhdueshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat