Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Ministri Malaj takon ndërtuesit dhe shoqata e biznesit
Nën drejtimin e Ministrit Petrit Malaj, u zhvilluan sot në ambientet e Ministrisë së Financave disa takime me grupet e interesit për konsultimin publik të projektligjit “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” dhe projektvendimit “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “Ndërtesa”, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”.
Takimet konsultative u zhvilluan me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e biznesit, si dhe me përfaqësues të kompanive që operojnë në tregun e pasurive të paluajtshme.
Ministri Malaj vlerësoi rëndësinë e procesit të konsultimit publik të këtyre nismave ligjore dhe theksoi nevojën e dialogut me palët e interesuara, në mënyrë që të ketë një zbatim sa më eficient të tyre, një përfitim sa më të lartë nga qytetarët dhe nga bizneset e lidhura me sektorin e pasurive të paluajtshme. Në këtë kuadër, Ministri ftoi përfaqësuesit e grupeve të interesit të japin mendimet dhe komentet e tyre profesionale, proces ky që ndër të tjera synon të rrisë transparencën, parashikueshmërinë e politikave tatimore, e ndaj dhe partneriteti në adresimin e drejt të problematikave do të ishte mjaft i rëndësishëm
“Metodologjia e re e llogaritjes së taksave vendore mbi pasurinë e paluajtshme, çmimet e reja të referencës dhe rivlerësimi do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026. Kjo do t’i japë individëve dhe bizneseve kohë të mjaftueshme gjatë vitit të ardhshëm për të vlerësuar pasuritë e tyre bazuar në vlerën e tregut, dhe për të kryer pagesat e taksave mbi këto vlera”, u shpreh z. Malaj.
Ministri theksoi se projektligji për rivlerësimin synon të krijojë një kuadër ligjor që i mundëson individëve dhe personave juridikë përshtatjen e vlerës së pronave të tyre me atë të tregut, në kushtet kur çmimet e pasurive të paluajtshme janë në rritje. Përvoja nga ligjet e mëparshme ka treguar se qytetarët kanë pasur interes të lartë për të përfituar nga mundësia e rivlerësimit, gjë që është reflektuar në rritjen e numrit të aplikimeve dhe transaksioneve të regjistruara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Sa i përket çmimeve të referencës, Ministri i Financave vuri në dukje se ato nuk janë rishikuar që nga viti 2016, me përjashtim të Bashkisë Tiranë, ndërkohë që çmimet e tregut janë rritur ndjeshëm. Për këtë arsye, tha z. Malaj, është hartuar një paketë e re çmimesh reference nga një grup i gjerë pune, mbi bazën e një metodologjie që i afron më shumë me vlerat e tregut. Për nxjerrjen e tyre janë analizuar 16,800 transaksione në 12 qarqe të Shqipërisë, për një periudhë 3- vjeçare. Gjithashtu, janë shtuar zona të reja, gjithsej 119 zona nga 65 që janë aktualisht – me synim që çmimet referuese të reflektojnë më mirë vlerën e tregut në çdo zonë të caktuar. Këto zona shoqërohen me hartat përkatëse, ku janë përcaktuar kufijtë dhe çmimi mesatar për metër katror sipërfaqe banimi. Për të lehtësuar punën e strukturave vendore të tatimeve dhe tarifave, është propozuar që këto harta të publikohen edhe në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor/ASIG.
Takimet e sotme me grupet e interesit u zhvilluan në vijim të procesit të konsultimit publik për këto dy nisma ligjore, i cili nisi me publikimin e tyre gjatë muajit Korrik 2025 në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet publike.

3 milionë euro kosto për zgjedhjet në 6 bashki - Celibashi: Mbi 992 mijë votues, po diskutohet votim elektronik në njësinë 10
Zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit më 9 Nëntor 2025 do të kenë një kosto prej rreth 3 milionë eurosh. Në një dalje për......

“Ndërtuesit, detyrim hapësirat për fëmijët” - Rama: Çdo ndërtim që do shkelë lejet mbi 2% do konfiskohet për interes publik
Gjatë konferencës për mediat, Kryeministri Edi Rama, u shpreh se për ndryshimin e destinacionit ka edhe masë që është monetare në rast se ndryshimi është......

Shqipëria dërgon në BE dokumentacionin për kapitullin 29, “Bashkimi Doganor”!
Administrata Doganore Shqiptare njoftoi sot se ka përcollë zyrtarisht pranë Komisionit Europian paketën e plotë të dokumentacionit të kërkuar për “closing......

Rama: Regjistër Kombëtar Elektronik për të gjitha lejet e ndërtimit dhe zhvillimit!
Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Një tjetër masë, tha kreu i qeverisë, është krijimi i listës......

Çfarë produktesh blen Britania nga Shqipëria? Kryesisht tekstile, fruta dhe këpucë. Na shet makineri dhe automjete
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Departamenti i Biznesit dhe Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar, janë bërë të ditura statistikat mbi shkëmbimet......

Forcimi i kontrollit mbi territorin - Rama, në konferencë: Detyrim ligjor pikërisht regjistrimi i hapësirës publike!
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, po zhvillojnë një konferencë......

Nga Zvicra dhe Holanda, tek Turqia e Italia/ Si ndryshoi harta e parave të huaja në Shqipëri përgjatë një dekade?
Gjatë dhjetë viteve të fundit, investimet e huaja direkte në vend kanë kaluar një transformim të dukshëm si në sasi, ashtu edhe në strukturë. Në vitin 2014,......

Trump paralajmëron shkurtime masive - Mbyllja e qeverisë rrezikon shumë punonjës federalë dhe projekte
Presidenti amerikan Donald Trump tha se punonjësit federalë mund të pushohen nga puna dhe projektet të pezullohen nëse mbyllja e qeverisë vazhdon. Ai......