Reformohet ekosistemi i startup-eve - 9 milionë euro nga BE, projektligji i ri synon integrimin europian të inovacionit

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, me synimin për të zgjeruar kuadrin ligjor drejt përfshirjes së inovacionit. Drafti sjell riorganizim të thellë të politikave dhe mekanizmave të mbështetjes, duke unifikuar në një strukturë të vetme rregullimin e startup-eve dhe të inovacionit në vend.
Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet vijnë si detyrim i masave të ndërmjetme të parashikuara në Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Përmbushja e këtyre masave i siguron Shqipërisë një përfitim financiar prej 9 milionë eurosh, ndërkohë që e afron vendin me standardet dhe praktikat më të mira europiane në fushën e inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të sipërmarrjes.
Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe në aspektin institucional. Ministri përgjegjës për inovacionin do të ketë mandatin politik për hartimin e politikave, ndërsa Agjencia “Startup Albania” merr përgjegjësinë e plotë ekzekutive si për startup-et, ashtu edhe për programet e inovacionit. Sipas qeverisë, kjo qasje synon të shmangë fragmentimin institucional dhe të rrisë efikasitetin në zbatimin e politikave.
Projektligji vlerësohet si domosdoshmëri, në një kohë kur ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta. Që prej vitit 2022, qeveria ka mbështetur 172 startup-e dhe 23 organizata lehtësuese me mbi 10 milionë euro financime. Ndërsa sipas European Innovation Scoreboard 2024, Shqipëria vlerësohet si një “Emerging Innovator”, me vetëm 41.8% të mesatares së BE-së, duke e bërë të domosdoshme forcimin e politikave dhe mekanizmave mbështetës.
Projektligji përfshin 14 nene dhe synon krijimin e një kuadri ligjor të unifikuar, që mbështet zhvillimin e ideve inovative, adoptimin teknologjik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare, në përputhje me acquis të Bashkimit Evropian. Drafti nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit përtej atyre të planifikuara në PBA 2026–2028.
Shqipëria çel Grupkapitullin e fundit të negociatave me BE
Shqipëria ka çelur sot Grupkapitullin e fundit të negociatave me BE. Pas takimit të delegacioneve, Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin në......
Edi Rama në Bruksel për çeljen e Grupkapitullit të fundit të negociatave me BE
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian. Ditën e hënë, më 17 nëntor do të......
Parashikimi, priten reshje të shumta në basenin e Drinit, KESH monitorim në kohë reale
Parashikimet hidrometeorologjike tregojnë për një situatë të përkeqësuar atmosferike në basenin e lumit Drin gjatë datave 17 - 23 nëntor, me reshje intensive......
ERE, strategji për kursimin e energjisë/ Masa, pas kërkesave të Kuvendit për adresimin e çështjeve me interes për konsumatorët
Enti Rregullator i Energjisë do të miratojë një “Strategji për ndërgjegjësimin mbi kursimin e energjisë dhe përdorimin e burimeve alternative, 2025–2030”.......
Kosovë, të moshuarit marrin pensionet me rritje/ Kurti: Rritëm buxhetin dhe e rishpërndajmë tek ata që kanë nevojë
Të moshuarit në Kosovë kanë përfituar që nga dita e djeshme pensionet bazike me rritje nga 120 në 150 euro. Kryeministri i vendit, Albin Kurti që më parë......
Në kredi në euro apo lekë, ku paguan më pak interes? Raporti i BSH: Huamarrja u bë më e lirë në tremujorin e tretë të vitit
Gjatë tremujorit të tretë të vitit, bankat në Shqipëri kanë ulur interesat për shumë lloje kredish në lekë. Kjo do të thotë se marrja e një kredie është bërë......
Ministri i Bujqësisë inspekton Kallasën/ Salla: Dy kaskada mbrojtëse për 850 ha tokë bujqësore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, inspektoi sot punimet mbrojtëse përgjatë lumit Kalasa në bashkinë Finiq, një prej lumenjve më......
Fondi për digat, 132.5 mln lekë/ Rehabilitim për të parandaluar fatkeqësi natyrore, thirrja për projekte hapet brenda nëntorit
Rreth 132.5 mln lekë është buxheti i planifikuar për vitin 2026 për rehabilitimin e digave në të gjithë vendin. Fondi është pjesë e programit “Emergjencat......





