Shqipëria Postuar më 5 Mars 2026, 12:50

“Reforma territoriale të synojë mirëqënien e banorëve” - Ambasadori Ström: Ndryshimet kërkojnë konsultim të gjerë

Nga Fabjona Pasho

“Reforma territoriale të synojë mirëqënien e

Reforma territoriale dhe roli i qytetarëve në vendimmarrjen vendore ishin në fokus të një konference të organizuar në Tiranë nga organizatat e shoqërisë civile. Diskutimet u përqendruan në vlerësimin e reformës së vitit 2014 dhe në perspektivat për ndryshime të reja, me theks te përfshirja e publikut dhe forcimi i demokracisë vendore.

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri Niklas Ström theksoi se reforma territoriale nuk është vetëm një proces teknik, por lidhet drejtpërdrejt me përfaqësimin dhe aksesin e qytetarëve në shërbime.

Analiza duhet të përcaktojë efektet e reformës mbi këto gjëra dhe mbi investimet publike në shërbime të cilësisë së lartë, kompetencat e BE-së dhe gjithashtu për të ardhmen, një kapacitet shumë të rëndësishëm për të përthithur fondet e BE-së.

Reforma territoriale nuk është kurrë vetëm teknike. Ajo ndikon në mënyrën se si përfaqësohen njerëzit, si i qasen shërbimeve dhe sa të lidhur ndihen me komunitetet e tyre. Dhe sigurisht, bashkitë kanë një përgjegjësi shumë të rëndësishme gjithashtu për të qenë konstruktive dhe për të marrë pjesë në proceset e konsultimit në një mënyrë të mirë. Standardet evropiane janë të qarta. Ndryshimet territoriale kërkojnë pëlqimin e publikut”, tha Strom.

Më tej, Ström theksoi edhe pabarazitë në zona të caktuara të vendit.

“Vetëm ndryshimi i kufijve nuk do të rregullojë pabarazitë në burime dhe kapacitete, dhe ato mund të mbeten nëse burimet dhe kapacitetet vazhdojnë të jenë të pakta ose mbeten të pabarabarta. Hendeku i pjesëmarrjes, veçanërisht tek gratë në zonat rurale, mbetet real. Formatet fleksibël të konsultimit, takimet në nivel lokal, vlerësimet e ndjeshme ndaj gjinisë për nevojat e shërbimeve, kjo ndihmon për të siguruar që reforma të pasqyrojë pritshmëritë e të gjithë qytetarëve”, tha Ström.

Ambasadori i Suedisë theksoi se demokracia lokale mund të jetë një nga shtyllat më të forta të demokracisë kombëtare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat