16.301 mjete nuk kalojnë kontrollin teknik - DPSHTRR: Defektet teknike, rrezik për sigurinë në rrugë

Kontrolli teknik i automjeteve mbetet një nga elementët më të rëndësishëm për sigurinë në rrugë. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë dy muajve të parë të vitit Janar- Shkurt 2026, një numër i konsiderueshëm prej 16.301 automjetesh nuk kanë arritur të kalojnë kontrollin teknik.
Shifrat tregojnë se problemi më i përhapur lidhet me sistemin e shkarkimit të gazrave, i cili përbën rreth 34.5% të rasteve të konstatuara. Defektet në këtë sistem jo vetëm që ndikojnë në funksionimin e rregullt të mjetit, por gjithashtu kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ndotjen e mjedisit dhe në cilësinë e ajrit.
Një tjetër përqindje e lartë, rreth 30%, lidhet me mangësi vizuale dhe funksionale të automjeteve. Ndërkohë, rreth 20% e mjeteve kanë rezultuar me probleme në sistemin e drejtimit dhe të amortizimit. Këto janë komponentë thelbësorë për stabilitetin e automjetit, sidomos gjatë lëvizjes në shpejtësi apo në rrugë me kushte të vështira.
Po ashtu, 15.5% e automjeteve nuk kanë kaluar kontrollin për shkak të problemeve në sistemin e frenimit. Frenat konsiderohen ndër elementët më kritikë për sigurinë rrugore, pasi çdo defekt në këtë sistem rrit ndjeshëm rrezikun e aksidenteve.
DPSHTRR u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kontrollojnë rregullisht gjendjen teknike të automjeteve të tyre. Mirëmbajtja e rregullt e mjetit është një përgjegjësi për sigurinë personale dhe për sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.
Sa karburant konsumuan shqiptarët në 2025-ën? - U zhdoganuan 741 mijë ton. Rritet importi i kafesë dhe cigares, bie birra
Importi i karburanteve ka arritur në nivele rekord gjatë vitit 2025, ku janë zhdoganuar në total rreth 741 mijë ton, shifër kjo më e larta e arritur në 5......
Çmim i favorshëm energjie për ujësjellësit - ERE miraton tarifat që do aplikohen gjatë vitit 2026, synohet ulja e stokut të borxheve
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet me të cilët do ta paguajnë energjinë elektrike ujësjellësit që furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së......
Kosova frenon rritjen e çmimit të karburanteve - Ministrja e Tregtisë: Synojmë mbrojtjen e konsumatorëve
Ministrja e Tregtisë në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të......
Kuvendi votëbeson ministrat e rinj - Ndryshimet në qeveri, 4 figura të reja hyjnë në kabinet
Kuvendi i Shqipërisë ka votëbesuar ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe të dekretuar nga Presidenti i Republikës, në kuadër të......
Mallrat e importit kushtuan më lirë/ Në 2025-ën, ranë çmimet e produkteve energjetike dhe ato industriale
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti në 107.4 (me vit bazë......
Mblidhet Këshilli Mbikëqyrës i BSH, shqyrtohet shpërndarja e fitimit, miratohet raporti vjetor
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e parë pas më shumë se dy muajsh, me zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga Kuvendi i......
Dëgjesë në Komisioni i Ekonomisë, eksportuesit kërkojnë mbrojtje nga pasojat e kursit të këmbimit
Me kërkesë të shoqatës Proeksport Albania dhe me mbështetjen e disa deputetëve të djathtë dhe të majtë në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar një......
Ministria e Jashtme për shqiptarët në Iran: Lidhuni menjëherë me ambasadën në Ankara
Ministria e jashtme u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që gjenden ende në Iran që të lidhen menjëherë me ambasadën tonë në Ankara. Për këtë qëllim ministra ka......


