QTU feston 20-vjetorin si qendra e parë tregtare në Shqipëri
Një përvjetor i rëndësishëm, i mbushur me aktivitete dhe kujtime, i gjithi rreth komunitetit
QTU, qendra e parë tregtare në Shqipëri, feston 20-vjetorin e saj, duke shënuar dy dekada si një pikë referimi për blerjet dhe argëtimin për të gjithë familjen. E hapur në vitin 2005 si qendra e parë tregtare në vend, QTU u bë shpejt një pikë referimi kulturore dhe shoqërore për Tiranën dhe jo vetëm, sepse Shqiptarët anembanë vendit kanë kirjuar një lidhje të gjatë me destinacionin e parë të blerjeve në një standart ndërkombëtar. Nga dyqanet dhe restorantet deri te argëtimi dhe aktivitetet familjare të gjitha nën një ndalesë, qendra tregtare ka qenë në zemër të jetës së përditshme për breza të tërë shqiptarësh.
“20-vjetori ynë është një festë e vizitorëve tanë, e të gjithë shqiptarëve që brez pas brezi kanë krijuar lidhje me QTU – qendrën e parë që solli një mënyrë të re blerjeje dhe argëtimi, sipas formateve botërore, duke prezantuar për herë të parë në Shqipëri konceptin e qendrave tregtare.” – u shpreh Joana Korimi, Drejtoreshë e Marketingut në ACREM, kompaninë menaxhuese të qëndrës tregtare. “Por përveç standardit ndërkombëtar, QTU solli edhe autenticitetin e vet, gjithçka u krijua me origjinalitetin dhe me pasionin e kohës për të sjellë ndryshimin. Ky ndryshim ka vijuar gjatë gjithë këtyre dekadave, sepse QTU është përshtatur vazhdimisht duke ruajtur pozicionin e saj si qendra më familjare dhe më komode në vend – një hapësirë për blerje praktike e të zgjuara, me gjithçka që vizitorët kanë nevojë në të njëjtin vend. ”
Surprizat që ka rezervuar ky jubile për vizitorët
Për të shënuar këtë përvjetor, QTU ka njoftuar një program festiv me aktivitete të larmishme të përshtatura për familjet, fëmijët dhe vizitorët e qendrës. Ata do të shijojnë shfaqje, përvoja interaktive dhe oferta ekskluzive nga dyqanet e tyre të preferuara, duke e bërë eventin një rast të përsosur për të rivizituar QTU-në dhe për të rizbuluar atë që e bën atë kaq të veçantë. Festa do të nisë me ulje deri në -70% nga datat 10 – 12 tetor në të gjitha dyqanet e qendrës.
Fundjava do të jetë e mbushur me aktivitete për të gjitha moshat, të cilat do të kulmojnë me Festën e Madhe të Tullumbaceve më 12 Tetor, në 18:00. Këtu, përveç atmosferës fantastike, do të shpërndahen kupona uljesh të dedikuara. Kjo fundjavë në QTU premton një atmosferë të ngrohtë familjare, duke bashkuar vizitorët besnikë me brezat e rinj, për të vazhduar historinë e saj si një hapësirë që lidh njerëzit.
QTU ka njoftuar gjithashtu se do të shpërblejë besnikërinë e vizitorëve me një surprizë që simbolizon energjinë e re dhe lëvizjen përpara – një makinë të re Volkswagen ID.3.
QTU e ka prezantuar këtë mesazh me një spot emocional, element kyc i të cilës janë balonat që simbolizojnë kujtimet, përvojat dhe vizitorët e saj gjatë dy dekadave. Duket se këtë tetor, balonat do të ngrihen, dhe me to, edhe kujtimet.
https://www.youtube.com/watch?v=ojhOJqTS_Ro
20 vite ndikim
Gjatë këtyre 20 viteve, QTU ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në industrinë e shitjeve me pakicë, sjelljen konsumatore dhe ekonominë lokale. Duke prezantuar marka dhe koncepte moderne të shitjes me pakicë dhe duke organizuar qindra evente, përgjatë dy dekadave, QTU ka krijuar hapësira për familjet. Sot, qendra qëndron si një simbol i progresit dhe kujtimeve kolektive, duke reflektuar ndikimin e saj të qëndrueshëm si në komunitet ashtu edhe në treg.
Teksa feston këtë moment të rëndësishëm, QTU premton se do të vazhdojë udhëtimin e tij si një hapësirë e besueshme për blerje, argëtim dhe përvoja të përbashkëta për shumë vite që do të vijnë, me kujtime edhe më të bukura. Dhe duke pare historikun e saj, na mbetet veçse të presim me padurim zhvillimet qe QTU do të sjellë në të ardhmen.

Gjermania shtyn afatin e taksës që favorizon makinat elektrike
Qeveria gjermane planifikon të shtyjë deri në vitin 2035 taksën që favorizon automjetet elektrike, duke synuar zhvillimin e ekonomisë. Ministri gjerman i......

Vendimet e Qeverisë, miratohet Programi Kombëtar i Lehtësirave në Aviacionin Civil
Qeveria ka marrë në mbledhjen e sotme të datës 8 tetor 2025 një sërë vendimesh të rëndësishme mes të cilave edhe Miratimin e Programit Kombëtar të......

Vendimet e Qeverisë, rritet niveli i sigurisë personale për drejtuesit e SPAK, gjykatave antikorrupsion dhe BKH
Në mbledhjen e saj të sotme Qeveria me një vendim të posaçëm, ka vendosur të rrisë edhe më tej sigurinë personale për drejtuesit e prokurorisë dhe......

Marrëveshja 15 milion euro, internet falas në 73 hapësira publike në 61 bashkitë e vendit
Hapësirat publike në 61 bashkitë e vendin do të kenë internet falas për qytetarët. Në kuadër të Agjendës së Rritjes së Bashkimit Evropian për Shqipërinë, u......

Pagesat e energjisë me kartë mirëpriten nga klientët, Hima: Krijon shumë lehtësi
Mundësia e krijuar për të paguar energjinë elektrike me kartë bankare në pikat e OSHEE, është mirëpritur nga klientët. Drejtori i shitjeve dhe arkëtimeve......

Pesha e bukës në industri - Hoxha: Shporta e produkteve të konsumuara, e varfër
Industria në vendin tonë, edhe gjatë vitit 2024 ka mbetur modeste. Nga Anketa e Produkteve Industriale, publikuar nga INSTAT, rezulton se rritjen më të madhe......

Bie prodhimi i energjisë në vend - Konsumi nuk ndryshon, gjenerimi ndahet njësoj mes KESH dhe privatëve
Mungesa e reshjeve të shiut nuk ka favorizuar prodhimin e energjisë elektrike për periudhën janar – gusht të këtij viti. Sipas të dhënave nga Enti......

Kryebashkiaku i New York, në Shqipëri - Rama: Rol kyç në nxitjen e diskutimeve për vendosjen e linjave direkte të fluturimit
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në ambientet e Këshillit të Ministrave, kryetari e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams. Gjatë takimit, ndër të tjera......