Punime në mbikalimin e Kasharit - ARRSH njofton devijimin e trafikut në 14-15 gusht

Bllokim i dy korsive në drejtimin Tiranë–Durrës gjatë natës së 14 dhe 15 gushtit, ndërsa lëvizja drejt aeroportit vijon normalisht
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III”, do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.
Punimet do të zhvillohen më 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00. Për garantimin e sigurisë rrugore, gjatë këtij intervali do të bllokohen dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë–Durrës.
Trafiku i mjeteve që udhëtojnë drejt Durrësit do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.
ARRSH sqaron se mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës gjatë zhvillimit të këtyre punimeve.

AIPS, më shumë pagesa në euro gjatë 2026-ës - Aktiviteti në sistemin e transfertave me vlerë të lartë vijoi të rritet edhe gjatë muajve të verës
Pagesat në euro të kryera brenda vendit përmes sistemit AIPS EURO kanë vijuar të zgjerohen edhe gjatë shtatëmujorit të vitit 2026, duke konfirmuar se ky......
12 vatra aktive zjarri në vend - MM: 839 forca operacionale në terren
Ministria e Mbrojtjes informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 vijojnë aktive dhe 1 është në monitorim dhe se në......
Mjetet aziatike “pushtojnë” tregun shqiptar - DPSHTRR: Mbi 58 mijë mjete të regjistruara për herë të parë në 7 muaj
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se 58 mijë e 444 mjete janë regjistruar për herë të parë përgjatë 7 muajve të parë......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka pasur sërish luhatje të lehta të kuotës edhe këtë të enjte duke u blerë sot në raport me një ditë më parë me 80 lekë dhe duke u shitur me......
Skemat, 13 Gushti afati i fundit për fermerët - Kush nuk plotëson dokumentacionin shtesë skualifikohet nga përfitimi i fondeve
13 Gushti është afati i fundit i paraqitjes së dokumenteve shtesë nga fermerët e shpallur fitues për të përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare......
Eklipsi i diellit në Evropë - Miliona njerëz përjetuan errësimin e qiellit
Miliona njerëz në Spanjë dhe Islandë panë një eklips total diellor. Autoritetet vlerësuan se deri në 6 milionë vizitorë ishin të pranishëm në zonat kryesisht......
Ndryshojnë rregullat për shërbimin taksi - Taksistët, kurs i detyruar përpara pajisjes me Dëshmi
Ndërsa biznesi i shërbimit taksi është zgjeruar ndjeshëm, sidomos në kryeqytet, qeveria ka vendosur rregulla të reja që synojnë të japin më shumë siguri për......
Bie kërkesa globale për naftë - IEA: Mbyllja e Hormuzit dhe çmimet e larta po ndikojnë në konsum
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) uli parashikimin e saj për kërkesën globale të naftës në vitin 2026, duke përmendur mbylljen e vazhdueshme të......

