12 vatra aktive zjarri në vend - MM: 839 forca operacionale në terren

Ministria e Mbrojtjes informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 vijojnë aktive dhe 1 është në monitorim dhe se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale. Sipas njoftimit në mbështetje të operacioneve janë angazhuar gjithashtu 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Në Dajt, pranë fabrikës së ujit Selita dhe mbi tunelet e Qafë-Mollës, vijon puna për shuarjen e vatrës në pyllin me pisha. Në operacion janë angazhuar forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Priskë të Madhe, ku zjarri është shtrirë drejt Gurrës, Farkës dhe Lundrës, vijon puna e forcave tokësore dhe ndërhyrja nga ajri për vënien e situatës nën kontroll.
Në Drenie–Lofkend–Ngracije, në zonën Patos–Mallakastër, operacioni vijon me forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore, të mbështetura nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 autoambulancë e FA-së. Në terren janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë dhe 25 forca bashkiake.
Në Krujë, zjarri në lagjen Abaze vijon aktiv dhe operacioni po mbështetet fuqishëm nga Forcat e Armatosura dhe mjetet ajrore. Në terren janë angazhuar 57 efektivë të FA-së, mjete mbështetëse dhe helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa forcat vijojnë punën për mbrojtjen e zonave të banuara. Në Krastë dhe Halil, operojnë forcat e ADZM-së, strukturat bashkiake dhe 58 efektivë ushtarakë me 6 automjete; aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Përmet, vijon puna në dy vatra, në malin e Nëmerçkës mbi Biovizhdë dhe në malin Dhëmbel mbi Badilonjë. Në operacione janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe bashkiake, të mbështetura respektivisht nga 25 dhe 30 efektivë të FA-së. Vatrat ndodhen në terren të vështirë malor, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, vijon një operacion i gjerë nga toka dhe ajri. Në terren janë angazhuar MZSH, forcat bashkiake, Policia e Shtetit, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe vullnetarët, të mbështetur nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Në malin e Moravës, bashkia Devoll, vijon puna e forcave të MZSH-së dhe shërbimit pyjor në një zonë me pyll pishe, pa rrezik për zonat e banuara. Në Mirditë, aktive mbeten vatrat në Valcë–Tenë dhe në Trojë, ku krahas forcave vendore dhe vullnetarëve operojnë edhe efektivë dhe mjete të Forcave të Armatosura. Vatra në Vilëz, Kurbin, pas ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një helikopteri të FA-së, është në monitorim.
Në Vau të Dejës vijon gjithashtu puna për shuarjen e një vatre në pyll me pisha, me angazhimin e MZSH-së, forcave bashkiake dhe mbështetjen e një automjeti zjarrfikës të Forcave të Armatosura.
AKMC dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve nga toka dhe ajri, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara, si dhe izolimin dhe shuarjen sa më të shpejtë të vatrave aktive.
Mjetet aziatike “pushtojnë” tregun shqiptar - DPSHTRR: Mbi 58 mijë mjete të regjistruara për herë të parë në 7 muaj
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se 58 mijë e 444 mjete janë regjistruar për herë të parë përgjatë 7 muajve të parë......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka pasur sërish luhatje të lehta të kuotës edhe këtë të enjte duke u blerë sot në raport me një ditë më parë me 80 lekë dhe duke u shitur me......
Skemat, 13 Gushti afati i fundit për fermerët - Kush nuk plotëson dokumentacionin shtesë skualifikohet nga përfitimi i fondeve
13 Gushti është afati i fundit i paraqitjes së dokumenteve shtesë nga fermerët e shpallur fitues për të përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare......
Eklipsi i diellit në Evropë - Miliona njerëz përjetuan errësimin e qiellit
Miliona njerëz në Spanjë dhe Islandë panë një eklips total diellor. Autoritetet vlerësuan se deri në 6 milionë vizitorë ishin të pranishëm në zonat kryesisht......
Ndryshojnë rregullat për shërbimin taksi - Taksistët, kurs i detyruar përpara pajisjes me Dëshmi
Ndërsa biznesi i shërbimit taksi është zgjeruar ndjeshëm, sidomos në kryeqytet, qeveria ka vendosur rregulla të reja që synojnë të japin më shumë siguri për......
Bie kërkesa globale për naftë - IEA: Mbyllja e Hormuzit dhe çmimet e larta po ndikojnë në konsum
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) uli parashikimin e saj për kërkesën globale të naftës në vitin 2026, duke përmendur mbylljen e vazhdueshme të......
2026, viti më i keq i zjarreve në Evropë? - Janë djegur rreth 490 mijë hektarë
Zjarret kanë goditur Evropën këtë verë. Vetëm në Francë dhe Spanjë, më shumë se 320,000 njerëz ishin evakuuar deri në fund të korrikut. Zjarret vazhdojnë......
Sa do i kushtojë Evropës vera përvëluese? - Vlerësohet në 180 miliardë euro, sa rreth 1% të PBB
I nxehti i zgjatur që ka përfshirë Evropën këtë verë mund të “fshijë” një vit rritjeje ekonomike, sipas një studimi të publikuar nga Triodos Bank. Analiza......

