Shqipëria Postuar më 13 Gusht 2026, 10:31

Luhatje në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore

Nga Edel Strazimiri

Luhatje në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore

Dollari amerikan ka pasur sërish luhatje të lehta të kuotës edhe këtë të enjte duke u blerë sot në raport me një ditë më parë me 80 lekë dhe duke u shitur me 81 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte pasi në raport me ditën që lamë pas është blerë me 92.5 lekë dhe është shitur me 93.3 lekë.

Franga zvicerane sakaq edhe ajo duket relativisht e paqëndrueshme këtë të enjte pasi në raport me dje ka pasur lëvizje të kuotës duke u blerë sot me 98.5 lekë dhe duke u shitur me 99.7 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur rënie dhe luhatje të kuotës këtë mëngjesin e sotëm pasi referuar tregut të brendshëm valutor në raport me ditën e mërkurë është blerë sot me 107.9 lekë dhe është shitur me 109 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat