Ndryshojnë rregullat për shërbimin taksi - Taksistët, kurs i detyruar përpara pajisjes me Dëshmi

Ndërsa biznesi i shërbimit taksi është zgjeruar ndjeshëm, sidomos në kryeqytet, qeveria ka vendosur rregulla të reja që synojnë të japin më shumë siguri për pasagjerët. Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren zyrtare dhe tashmë në fuqi, taksistët duhet t’i nënshtrohen një kursi përpara pajisjes me “Dëshminë e Taksistit”.
Konkretisht në udhëzim thuhet, se të interesuarit për të punuar në këtë shërbim, duhet të sigurojnë “Dëshminë e taksistit” nëpërmjet zyrave të shërbimit të DPSHTRR-së mbasi të kenë ndjekur një kurs formimi për taksistë, me kohëzgjatje 12 orë dhe të jenë shpallur fitues të një testimi ku të demonstrojnë aftësitë e tyre.
Sipas udhëzimit, “Dëshmia e Taksistit” është dokument që vërteton se drejtuesi zotëron njohuri të mjaftueshme për kryerjen e shërbimit me mjete taksi dhe është pjesë përbërëse e dokumenteve për efekt licencimi në transportin e udhëtarëve me taksi.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) do të shërbejë si qendër trajnimi për kandidatë që kërkojnë të pajisen me “Dëshmi Taksisti”.
Për marrjen e Dëshmisë, drejtuesi i autoveturës taksi duhet të ndjekë programin e trajnimit të detyruar dhe t’i nënshtrohen një provimi.
Trajnimi përfshin tema që lidhen me rregulloret dhe licencat; Sigurinë rrugore dhe emergjencat; Shërbimin ndaj klientëve; Gjeografinë dhe navigimin; Menaxhimin e mjetit; Aspektet ekonomike dhe fiskale dhe Etikën profesionale.
Testimi i njohurive teorike realizohet pranë DRSHTRR-ve, me kompjuter në programin elektronik të testimit për “Dëshmi Taksisti”. Testi i provimit gjenerohet nga kompjuteri për çdo provë në mënyrë të rastësishme dhe përbëhet nga 30 pyetje të formuluara rreth temave të programit. Për t’u shpallur fitues i provimit, aplikanti duhet të ketë dhënë të paktën 27 përgjigje korrekte nga 30 gjithsej. Kohëzgjatja e testimit të njohurive është 30 minuta.
Afati i vlefshmërisë së Dëshmisë së Taksistit është 5 vjet. Në këtë rast, DPSHTRR-ja, para regjistrimit për kursin e formimit për taksistë për lëshimin, për herë të parë ose rinovimin e dëshmisë, i kërkon drejtuesit të automjetit taksi certifikatën mjekësore që vërteton që është i aftë nga pikëpamja mjekësore dhe psikologjike për kryerjen e veprimtarisë përkatëse, dëshminë e penalitetit, si dhe të mos ketë masë administrative aktive për pezullim apo heqje të leje drejtimit.
Global oil demand falls - IEA: Closure of Hormuz and high prices are affecting consumption
The International Energy Agency (IEA) has lowered its forecast for global oil demand in 2026, citing the ongoing closure of the Strait of Hormuz and high......
2026, the worst year of fires in Europe? - About 490 thousand hectares have burned
Wildfires have ravaged Europe this summer. In France and Spain alone, more than 320,000 people had been evacuated by the end of July. The fires continue as......
How much will the scorching summer cost Europe? - It is estimated at 180 billion euros, about 1% of GDP
The prolonged heatwave that has gripped Europe this summer could wipe out a year of economic growth, according to a study published by Triodos Bank. The......
Europe officially postpones ETIAS travel permit - Expected to launch in 2027. Technical problems cause uncertainty
Europe’s long-delayed visa-free travel has hit another hurdle, with the European Union now indefinitely postponing the launch of the European Travel......
New territorial division, Prime Minister Rama meets 20 socialist mayors in Kuç, Vlora
Prime Minister Edi Rama held a meeting today with 20 socialist mayors to discuss the new territorial reform. The meeting, which was held in Kuç, Vlora,......
Faza III e zgjerimit të superstradës Tiranë–Durrës, ARRSH: Në kantier punohet në disa fronte njëkohësisht
Faza e tretë e punimeve për zgjerimin e Superstradës Tiranë–Durrës po vijon me ritme të larta. Sipas një postimi të bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar......
Chaos at Catania airport: Etna erupts, hundreds of cancellations and diversions
The activity of the Etna volcano in Italy has caused major problems for air traffic in Sicily, affecting around 700 flights at Catania airport. According to......
Nine active fires in 6 counties - Over 450 forces and 5 aircraft in operations
Nine fires continue to be active in the country's territory, in the districts of Tirana, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër and Korçë, while Civil Protection......


