Shqipëria Postuar më 12 Gusht 2026, 17:15

Ndarja e re territoriale, kryeministri Rama takon 20 kryebashkiakët socialistë në Kuç të Vlorës

Nga SCAN TV

Ndarja e re territoriale, kryeministri Rama takon 20 kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me 20 kryebashkiakë socialistë me të cilët ka diskutuar reformën e re territorial. Takimi që u mbajt në Kuç të Vlorës ka zgjatur mbi katër orë. Pjesë e diskutieve kanë qenë kryebashkiakët në rang qarku si edhe kryebashkiakët që preken nga shkurtimi I numrit të njësive vendore.

Sipas propozimit të mazhorancës, 15 bashki të vendit shkrihen, duke e çuar në 46 numrin e bashkive. Ndërkohë propozimi alternativ i bërë nga PD sjell një variant me 100 bashki.

Mësohet se gjatë mbledhjes ka pasur diskutime të ndryshme mbi reformën dhe ndryshimet e propozuara në hartën e bashkive. Kryetarët e bashkive që parashikohet të mos jenë pjesë e hartës së re kanë paraqitur opinionet dhe qëndrimet e tyre, duke argumentuar arsyet se përse bashkitë që drejtojnë duhet të vijojnë të ekzistojnë. Në takim janë diskutuar gjithashtu edhe argumentet pro bashkimeve të propozuara. Diskutimet janë zhvilluar me të gjithë kryetarët e bashkive të pranishëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat