Skemat, 13 Gushti afati i fundit për fermerët - Kush nuk plotëson dokumentacionin shtesë skualifikohet nga përfitimi i fondeve

13 Gushti është afati i fundit i paraqitjes së dokumenteve shtesë nga fermerët e shpallur fitues për të përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare 2026.
Pak ditë ma parë, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural njoftoi përfituesit për masat 1 deri në 4, lista e të cilëve është bërë publike më 21 korrik, se afati i fundit për plotësimin e kushteve ishte data 10 gusht 2026.
Ndërsa për fermerët e shpallur fitues në listat e aplikimeve për masat 5 deri në 7 dhe masën 9, të publikuara më 24 korrik 2026, afati për plotësimin e kushteve të përfitueshmërisë është data 13 gusht 2026.
Aplikantët e shpallur fitues janë të detyruar të plotësojnë dokumentacionin përkatës dhe të përmbushin të gjitha kushtet e përfitueshmërisë brenda afateve të përcaktuara. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, bën me dije se dokumentacioni i paraqitur pas përfundimit të afatit nuk do të merret në shqyrtim. Aplikantët që nuk plotësojnë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar do të skualifikohen nga skema mbështetëse.
Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 ka shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë vendin duke regjistruar gjithsej 42.728 aplikime, ndërsa vlera e kërkesave ka arritur në 7.2 miliardë lekë, nga 5,2 miliardë lekë që është fondi i vënë në dispozicion.
Qarku i Fierit kryeson me numrin më të lartë të fermerëve aplikues, i ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Vlora, qarqe që vijojnë të mbajnë peshën kryesore të prodhimit në vend.
Këtë vit Skema Kombëtare u organizua në 12 masa mbështetëse të ndara në 9 masa direkte dhe 3 masa investimesh, duke ofruar mundësi financimi në sektorë të ndryshëm. Masat direkte përfshijnë 1. Tufën bazë të gjedhit; 2. Tufën bazë të të imtave; 3.Bletarinë; 4. Dosat dhe paradosat; 5.Kontrollin biologjik; 6. Fermat organike; 7. Certifikimin Global G.A.P; 8. Mbështetjen për sipërfaqet e mbjella; 9.Ripopullimin e ujërave të brendshme.
Interesi më i lartë ka qenë për tufën bazë të të imtave me 7236 aplikime, mbarështimin e bletarisë me 7016 aplikime dhe tufën bazë të gjedhit me 6732 aplikime.
Ndërsa 3 masat e investimeve, përfshijnë mbështetjen e fermerëve të rinj deri në 40 vjeç; ndërtimin dhe rikonstruksionin e staneve; Mekanizimin e bujqësisë.
Këto masa synojnë të mbështesin fermerët në uljen e kostove të prodhimit, rritjen e cilësisë së produkteve, përmirësimin e standardeve të prodhimit dhe nxitjen e praktikave të qëndrueshme bujqësore.
Eklipsi i diellit në Evropë - Miliona njerëz përjetuan errësimin e qiellit
Miliona njerëz në Spanjë dhe Islandë panë një eklips total diellor. Autoritetet vlerësuan se deri në 6 milionë vizitorë ishin të pranishëm në zonat kryesisht......
Ndryshojnë rregullat për shërbimin taksi - Taksistët, kurs i detyruar përpara pajisjes me Dëshmi
Ndërsa biznesi i shërbimit taksi është zgjeruar ndjeshëm, sidomos në kryeqytet, qeveria ka vendosur rregulla të reja që synojnë të japin më shumë siguri për......
Bie kërkesa globale për naftë - IEA: Mbyllja e Hormuzit dhe çmimet e larta po ndikojnë në konsum
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) uli parashikimin e saj për kërkesën globale të naftës në vitin 2026, duke përmendur mbylljen e vazhdueshme të......
2026, viti më i keq i zjarreve në Evropë? - Janë djegur rreth 490 mijë hektarë
Zjarret kanë goditur Evropën këtë verë. Vetëm në Francë dhe Spanjë, më shumë se 320,000 njerëz ishin evakuuar deri në fund të korrikut. Zjarret vazhdojnë......
Sa do i kushtojë Evropës vera përvëluese? - Vlerësohet në 180 miliardë euro, sa rreth 1% të PBB
I nxehti i zgjatur që ka përfshirë Evropën këtë verë mund të “fshijë” një vit rritjeje ekonomike, sipas një studimi të publikuar nga Triodos Bank. Analiza......
Evropa shtyn zyrtarisht lejen e udhëtimit ETIAS - Pritej të niste në vitin 2027. Problemet teknike shkaktojnë pasiguri
Leja e udhëtimit e vonuar shumë në Evropë për vizitorët pa viza ka hasur në një tjetër pengesë, me Bashkimin Evropian që tani po shtyn për një kohë të......
Ndarja e re territoriale, kryeministri Rama takon 20 kryebashkiakët socialistë në Kuç të Vlorës
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me 20 kryebashkiakë socialistë me të cilët ka diskutuar reformën e re territorial. Takimi që u mbajt në Kuç......
Faza III e zgjerimit të superstradës Tiranë–Durrës, ARRSH: Në kantier punohet në disa fronte njëkohësisht
Faza e tretë e punimeve për zgjerimin e Superstradës Tiranë–Durrës po vijon me ritme të larta. Sipas një postimi të bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar......

