Shqipëria Postuar më 10 Shtator 2026, 13:28

Pronat, zgjidhje brenda 2028? - Avokati: Përshpejtohet procesi, problematikat janë të shumta

Nga Elisabeta Dosku

Pronat, zgjidhje brenda 2028? - Avokati: Përshpejtohet procesi,

Të gjitha çështjet e pronësisë do të trajtohen nga “Agjencia Shtetërore e Pronës”, institucioni i vetëm dhe qendror që do të marrë përsipër të mbyllë problematikat me pronat private dhe shtetërore deri në vitin 2028. 

Por cili është efekti që sjell tek qytetarët qendërzimi i shërbimeve?  Në një intervistë për SCAN, avokati Gjin Syla, thekson se unifikimi i shërbimeve do të sjellë lehtësim të procedurave për qytetarët si dhe eliminimin gradual të problematikave.

Por a mund të përfundojë brenda 2028-ës një proces kaq i komplikuar për vendin?

Sipas relacionit, projektligji për “Agjencinë Shtetërore të Pronës” i hedhur për konsultim publik,  nuk synon thjesht krijimin e një institucioni të ri, por konsiston në ndërtimin e një modeli të integruar të administrimit të pronës, i cili garanton një qasje koherente dhe të unifikuar në tre shtylla kryesore të menaxhimit të pasurisë së paluajtshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat