118 milionë euro për Durrësin - BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura

Ministria e Financave dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e rehabilitimit të rrjetit të kanalizimeve dhe përmirësimin e trajtimit të ujërave të ndotura në qytetin e Durrësit.
Programi ka një vlerë totale prej rreth 118.2 milionë euro, ku rreth 85 milionë euro janë grant nga Bashkimi Evropian, ndërsa 33.4 milionë euro financohen përmes një huaje të AFD-së.
Marrëveshja u firmos nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, dhe Drejtori i Përgjithshëm i AFD Group, Christophe Lecourtier.
Projekti synon të përmirësojë sistemin e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura në Durrës, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve publike dhe në reduktimin e ndotjes përgjatë bregdetit të Adriatikut.
Sipas drejtuesit të AFD Group, projekti pritet të përmirësojë kushtet e jetesës për më shumë se 400 mijë persona, përfshirë banorët dhe qytetarët që vizitojnë Durrësin gjatë sezonit turistik.
Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian e cilësoi projektin si investimin më të madh të BE-së në fushën e mjedisit në Shqipëri deri më tani. Përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, BE do të sigurojë rreth 85 milionë euro në formën e grantit.
Bashkëpunimi do të vijojë edhe me fazën e dytë të programit, ku Bashkimi Evropian parashikon një tjetër financim prej 52 milionë eurosh, kryesisht në formën e grantit.
Sipas palëve, investimet synojnë të modernizojnë infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve dhe të sjellin shërbime më të mira publike, duke kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.
Banesat pa certifikatë pronësie - Kadastra, “derë më derë”. Si do kryhet procesi i verifikimit?
Të gjithë qytetarët që disponojnë banesa pa dokumente pronësie, do të kontaktohen fizikisht me qëllim që t’i jepet zgjidhje kësaj problematike të krijuar......
Kreditë e këqija, minimum i ri/ Zbresin në 3.69% në Korrik, niveli më i ulët në mbi 18 vjet
Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar kanë zbritur në një tjetër minimum. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut 2026 ato......
“Afterschool”, falas nga 1 tetori - Lista/Cilat janë 85 shkollat e Tiranës?
Nga 1 tetori, fëmijët në 85 shkolla publike të Tiranës do të mund të qëndrojnë në shkollë edhe pas përfundimit të mësimit, pa pagesë. Programi i ri “Pas......
Pasuritë e konfiskuara - AAPSK, organi unik përgjegjës për administrimin dhe zhvillimin e objekteve
Një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën se si shteti administron pasuritë e konfiskuara pritet të vijë përmes një projektligji të ri, i cili synon të......
Google, bast 13 mld euro - Gjiganti amerikan zgjeron infrastrukturën e IA-së në Finlandë
Google do të investojë të paktën 13 miliardë euro në Finlandë gjatë dy viteve të ardhshme, në investimin më të madh të kompanisë në Europë. Projekti synon të......
Integrimi dhe mirëqënia - FMN: Anëtarësimi në BE mund të shtojë të ardhurat për frymë brenda një dekade
Anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të rrisë deri në 35% të ardhurat për frymë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Moldavi brenda një dekade.......
Kina “blindon” rezervat - Pekini regjistron rritjen më të madhe të arit që nga viti 2023
Banka Popullore e Kinës ka vijuar me ritëm të lartë blerjet e arit, duke rritur rezervat për të 20-in muaj radhazi. Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të......
Kosova, rekord në taksa - 813 mln euro të ardhura tatimore në 8 muaj, 14% më shumë se një vit më parë
Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 813 milionë euro të ardhura tatimore gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të......

