Papunësia zbret në 8.3%/ Shërbimet shtojnë vende pune, ndërsa bujqësia dhe industria tkurren

Tregu shqiptar i punës ka shfaqur lëvizje të ndryshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Të dhënat e INSTAT tregojnë se pjesëmarrja në forcat e punës është rritur lehtë, ndërsa papunësia ka vijuar të ulet. Në të njëjtën kohë, ndryshimet sipas sektorëve tregojnë një zhvendosje të punësimit drejt shërbimeve, në një kohë që bujqësia dhe industria kanë shënuar rënie.
Sipas INSTAT, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç arriti në 76.3% në tremujorin e dytë të vitit 2026. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, treguesi është rritur me 0.1 pikë përqindjeje, ndërsa e njëjta rritje është regjistruar edhe në raport me tremujorin e parë të vitit.
Nga ana tjetër shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 58.3%, duke shënuar një ulje të lehtë prej 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025. Megjithatë, në raport me tremujorin e mëparshëm, punësimi është rritur me 0.3 pikë përqindjeje.
Një nga zhvillimet më pozitive është ulja e papunësisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, shkalla e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart zbriti në 8.3%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, papunësia është ulur me 0.3 pikë përqindjeje, ndërsa në raport me tremujorin e parë të vitit 2026 rënia është 0.1 pikë përqindjeje. Ky zhvillim mund të lidhet edhe me rritjen e emigracionit pasi personat e papunë që largohen nga vendi nuk llogariten më si të papunë në tregun shqiptar.
Por pas shifrave të përgjithshme fshihet një ndryshim i rëndësishëm në strukturën e tregut sipas sektorëve. Në harkun e një viti, punësimi në total është ulur me 0.9%. Rënia është ndikuar kryesisht nga bujqësia dhe industria, ku numri i të punësuarve është ulur përkatësisht me 5.9% dhe 3.9%.
Në kahun e kundërt janë shërbimet. Ky sektor ka vijuar të zgjerojë punësimin, duke regjistruar një rritje prej 4.2% në një vit. Nëse krahasimi bëhet me tremujorin e mëparshëm, gjendja është disi më pozitive. Punësimi në total është rritur me 0.6%, ndërsa edhe në këtë periudhë shërbimet kanë udhëhequr rritjen, me 1.8%. Ndërkohë, bujqësia ka shënuar rënie prej 0.3%, ndërsa industria është ulur me 0.9%. Sipas gjinisë, meshkujt vijojnë të kenë shkallë më të lartë punësimi krahasuar me femrat, duke reflektuar diferencat gjinore që vijojnë të karakterizojnë tregun e punës në Shqipëri.
The end of the property "stalemate"? - The government prepares the package of laws. One date for two processes, legalization and EU integration
The process of legalizing property in Albania is expected to be completed in 2028, which coincides with the date on which Albania intends to sign the......
Public or private "afterschool"? Zero cost for the parent, but the schedule remains the main challenge
The “After School” program will be extended during the 2026-2027 school year to 408 public schools across the country, creating a broad public alternative......
Turkey loses momentum - Fewer tourists and less revenue after 2025 record
After a record year, tourism in Turkey is facing a significant slowdown. The latest data shows a decline in the number of visitors, tourism revenues and......
August breaks records - Europe experiences hottest summer on record
August 2026 was the hottest month ever recorded in the world, in another alarming sign of escalating climate change. According to data from the European......
118 million euros for Durrës - EU and France finance sewer rehabilitation and wastewater treatment
The Ministry of Finance and the French Development Agency (AFD) have signed an agreement to finance the rehabilitation of the sewage network and improve......
Apartments without ownership certificate - Cadastre, "door to door". How will the verification process be carried out?
All citizens who own apartments without ownership documents will be physically contacted in order to provide a solution to this problem that has arisen over......
Bad loans, new minimum/ Drop to 3.69% in July, the lowest level in over 18 years
Non-performing loans in the Albanian banking system have fallen to another low. According to data from the Bank of Albania, at the end of July 2026 they......
"Afterschool", free from October 1st - List/What are the 85 schools in Tirana?
From October 1, children in 85 public schools in Tirana will be able to stay in school even after school ends, free of charge. The new "After School"......


