Shqipëria Postuar më 13 Tetor 2025, 12:50

Projektet e reja të BE në BP: Fabrika të inteligjencës artificiale, energji e pastër, zhvillim i baterive për sektorin automativ

Nga Ledina Elezi

Projektet e reja të BE në BP: Fabrika të inteligjencës

Fabrika të inteligjencës artificiale, prodhim më i madh i energjisë së pastër dhe zhvillim i zinxhirëve industrialë të furnizimit, janë disa nga projektet ku do të investojë BE aktualisht në rajon.

"Nëpërmjet këtij projekti, po e sjellim BP brenda politikës industriale të BE. Nëse ju zgjidhni Ballkanin Perëndimor, ju zgjidhni Evropën. Po ndërtojmë disa fabrika të inteligjencës artificiale në të gjithë Evropën dhe tani në Ballkanin Perëndimor, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Kompanitë tuaja do të aksesojnë infrastrukturën e AI të BE këtu në rajon.

Së dyti, energjia e pastër është thelbësore edhe në terma të konkurrencës që BE ka me blloqe të tjera. E pamë në rastin e Luftës Rusi-Ukraine, ku pati edhe rritje çmimesh. Duhet të prodhojmë më shumë energji të pastër këtu në shtëpi. Ruajtje e energjisë në Malin e Zi. Ju po ndërtoni një kockë të re energjie jo vetëm për veten tuaj, por edhe për BE.

E treta, do të investojmë në zinxhirët industrialë të furnizimit, për shembull prodhim baterish për industrinë automative. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian", tha Von der Leyen.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat