Shqipëria Postuar më 13 Tetor 2025, 11:10

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Nga Edel Strazimiri

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së,

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të Forumit të parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor” që do të zhvillojë punimet në datat 13-14 tetor, gjatë të cilit vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së”.

Presidentja e KE-së vlerësoi ritmin rekord të negociatave të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në tre vitet e fundit.

“E nis me kënaqësi në Tiranë turin tim vjetor të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së, me ritme rekord gjatë tre viteve të fundit”, u shpreh ajo.

Presidentja e KE-së shprehu gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në çdo hap të rrugës. Von der Leyen u prit sot në takime të veçanta nga presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama.

Ajo do t’i drejtohet me një fjalë Forumit të parë të Investimeve Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, i cili mbledh në Tiranë përfaqësues të lartë qeveritarë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare, investitorë strategjikë dhe kompani lidere nga BE-ja dhe më gjerë.

Forumi i Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”, një iniciativë e mbështetur nga Komisioni Europian, ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë mundësi të reja investimi midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat