Analiza Postuar më 13 Tetor 2025, 10:35

Sa ka investuar Europa në Shqipëri? Kapitali më i madh vjen nga Italia, Holanda, Austria dhe Gjermania

Nga Scan TV

Sa ka investuar Europa në Shqipëri? Kapitali më i madh vjen nga

Shtetet e Bashkimit Europian vijojnë të mbeten burimi kryesor i investimeve direkte në Shqipëri, duke kontribuar me gati gjysmën të kapitalit të huaj në gjashtë muaj e parë të vitit 2025 sipas “Bankës së Shqipërisë”. Të dhënat e publikuara tregojnë se Italia dhe Hollanda kryesojnë listën e investitorëve europianë, ndërsa prurjet nga vendet e tjera, si Gjermania, Austria dhe Franca, shfaqin luhatje të lehta në krahasim me vitin e kaluar.

Vendet e Bashkimit Europian kanë investuar rreth 336 milionë euro, që përbën rreth 44% të totalit të investimeve direkte në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të 2025-s, pa marrë në konsideratë investimet nga burimet konfidenciale.

Sipas të dhënave zyrtare për fluksin e investimeve direkte (IHD) në Shqipëri, totali i përgjithshëm për periudhën Janar-Qershor 2025 arriti në 759.53 milionë euro. Nga kjo shumë, Italia, Holanda, Austria dhe Gjermania rezultojnë si investitorët kryesorë europianë, duke dominuar ndjeshëm mbi vendet e tjera të BE-së.

Italia ruan pozicionin e saj si investitori më i madh nga Bashkimi Europian, me 89.13 milionë euro. Holanda ndjek me 85.04 milionë euro, duke konfirmuar rolin e saj si qendër ndërmjetëse për kapitalet e huaja që hyjnë në Shqipëri. Austria mban vendin e tretë me 67.69 milionë euro, ndërsa Gjermania renditet e katërta me 51.48 milionë euro. Franca, Bullgaria, Greqia, Qiproja dhe Sllovenia përbëjnë pjesën tjetër të investimeve europiane me shuma më të vogla, që variojnë nga 2 deri në 10 milionë euro secila.

Këto investime janë kryesisht të orientuara drejt sektorëve strategjikë dhe përforcojnë marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Analistët nënvizojnë se ky trend pozitiv tregon besimin e investitorëve evropianë në stabilitetin ekonomik dhe potencialin e rritjes së vendit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat