Trump, marrëveshje me AstraZeneca - Kompania do ofrojë zbritje për pjesën më të madhe të barnave
Presidenti amerikan Donald Trump shpalli një marrëveshje me kompaninë farmaceutike britanike AstraZeneca, sipas së cilës disa prej barnave të saj do të shiten me zbritje për programin shtetëror të kujdesit shëndetësor Medicaid. Pakti është i ngjashëm me atë që u arrit javën e kaluar me Pfizer.
Këto marrëveshje sugjerojnë një model të ri që Shtëpia e Bardhë synon të ndjekë për të realizuar uljen e çmimeve të barnave në SHBA. Në korrik, presidenti u dërgoi letra 17 kompanive më të mëdha farmaceutike, duke u kërkuar të reduktonin çmimet. Pfizer dhe AstraZeneca janë të parat që kanë pranuar të nënshkruajnë një marrëveshje me administratën.
CEO i AstraZeneca, Pascal Soriot, deklaroi gjatë një eventi në Zyrën Ovale se kompania do të ofrojë gjithashtu ulje për një pjesë të ilaçeve përmes faqes së internetit TrumpRx, që pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm. Soriot tha se AstraZeneca do të përfitojë një përjashtim trevjeçar nga tarifat "për të lokalizuar pjesën tjetër të produkteve në SHBA".
Pacientët amerikanë aktualisht paguajnë ndjeshëm më shumë për barnat me recetë, shpeshherë deri në trefish krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara. Ndaj, Trump ka ushtruar presion ndaj kompanive farmaceutike që të ulin çmimet, duke i përafruar me ato të shteteve të tjera, ose të përballen me tarifa të rënda. Muajin e kaluar, lideri amerikan kërcënoi me taksa 100%, si dhe kërkoi zhvendosjen e prodhimit në Shtetet e Bashkuara.
Shpenzimet e Medicare për ilaçet arritën në 216 miliardë dollarë në vitin 2021, ndërsa kostot bruto të Medicaid ishin rreth 80 miliardë dollarë.

BERZH mbështet tranzicionin e gjelbër në Kroaci - Mbi 12 milionë euro për një impiant fotovoltaik me kapacitet 21 MW
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vijon të mbështesë tranzicionin e Kroacisë drejt energjisë së gjelbër. BERZH ka dhënë një hua deri në 12.2 milionë......

Shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për “Parkun e Besimit” në Tiranë!
Është shpallur fituesi i garës ndërkombëtare për “Parkun e Besimit” (Faith Park), një projekt vizionar që synon të kthejë harmoninë ndërfetare në një......

"Monopatinat elektrike nuk do të qarkullojnë përkohësisht" - Koçiu: Nga e hëna ndalohet lëvizja. Rrezik për sigurinë publike!
Policia e Shtetit duke filluar që nga nesër, e hënë, do të ndërmarrë një operacion për ndalimin e qarkullimit të monopatinave elektrike. Lajmi u bë i ditur......

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, avancojnë punimet - Balluku: Në 1 Korrik 2026 i japim zgjidhje rrethrrotullimit të Bradasheshit
Punimet e segmentit rrugor Elbasan-Rrogozhinë, loti i pestë, pjesë e Korridorit të VIII po ecin me ritme të shpejta. Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministre e......

Fluturimet, rritje treshifrore krahasuar me 2019-ën - Linjat me kosto të ulët dhe promovimi po japin rezultate të matshme në turizëm
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve të huaj, veçanërisht pas përfundimit të pandemisë. Turizmi është shndërruar në një nga......

Rreth 1 në 5 persona blejnë online - Shqipëria, më “mosbesuesja” e rajonit, preferon blerjet tradicionale
Tregtia elektronike ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si njerëzit blejnë në të gjithë botën theksohet në një raport të kohëve të fundit nga Përmbledhja......

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA
Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......

Depozitat e energjisë, bashkëpunim me BERZH - Balluku: Në fokus, avancimi i projekteve dhe përmirësimi i kuadrit rregullator
Avancimi i projekteve të depozitimit të energjisë dhe përmirësimi i kuadrit rregullator në këtë drejtim janë në fokus të një memorandumi bashkëpunimi mes......