Shqipëria Postuar më 11 Tetor 2025, 13:55

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, avancojnë punimet - Balluku: Në 1 Korrik 2026 i japim zgjidhje rrethrrotullimit të Bradasheshit

Nga Elisabeta Dosku

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, avancojnë punimet - Balluku: Në 1

Punimet e segmentit rrugor Elbasan-Rrogozhinë, loti i pestë, pjesë e Korridorit të VIII po ecin me ritme të shpejta. Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,  ka inspektuar punimet në kantier, nga ku u shpreh se vepra pritet të përfundojë në Qershor të 2026-ës.

“Jemi në një nga kantieret që po ecën më mirë do thoja, në korridorin e Vlll. Sidomos këtë pjesë që nis nga rreth rrotullimi i Bardheshit, aty ku ne kemi filluar projektimin dhe me emergjencë do të zgjidhim edhe problematikën që ka tashmë ngarkesa e trafikut në daljen e autostradës Tiranë-Elbasan dhe pastaj vazhdimit deri në Lekaj. Kemi nisur punën në fazën e parë, flitet për rreth 18 km, e ndarë në disa faza. Kjo është faza e pestë.  Krahasuar me gjithë fazat e tjera, ne këtu kemi ecurinë më të mirë me 60%, ndërkohë që i gjithë projekti është diku te 59%. E rëndësishme është të thuhet që kemi një afat të kapur dhe është afati i qershorit 2026 dhe dëshirojmë të përfundojmë totalisht sipas afateve kontraktuale, 18 km e parë të këtij segmenti shumë të rëndësishëm, duke e lënë rrugën dytësore të jetë funksionale, atë që sot është rruga kombëtare dhe duke kaluar në një autostradë të tipit A me një shpejtësi 130 km/h. Kemi 2 korsi nga secili krah, me 3.75 m gjerësi dhe një korsi plus nga secilin krah, që është korsia e emergjencës, me 3 m gjerësi. Pra kemi 3 korsi në të dyja krahët”.

Nga ana tjetër, Balluku theksoi se bypassi i Elbasanit duhet të përfundojë me patjetër brenda 1 korrikut të vitit të ardhshëm për të çliruar trafikun që krijohet.

“ Duhet zgjidhje emergjente për 3 km që lidhin Tiranë-Elbasan, rreth rrotullimi Bradasheshit, pjese e korridorit te 8.  Duhet të përfundojë deri në 1 korrik të 2026,  3 km e para të bypassit të Elbasanit”.

Korridori VIII konsiderohet si projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, teksa në total për realizimin e kësaj vepre rrugore janë rreth 350 mln euro fonde publike për 14 segmente.

Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......