Shqipëria Postuar më 11 Tetor 2025, 11:43

Fluturimet, rritje treshifrore krahasuar me 2019-ën - Linjat me kosto të ulët dhe promovimi po japin rezultate të matshme në turizëm

Nga Xhorxhina Deda

Fluturimet, rritje treshifrore krahasuar me 2019-ën - Linjat me kosto

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve të huaj, veçanërisht pas përfundimit të pandemisë. Turizmi është shndërruar në një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në vend dhe po kthehet në një motor të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare.

Një ndër arsyet kryesore të këtij zhvillimi lidhet me hyrjen në treg të linjave ajrore me kosto të ulët, një prirje që ka ndodhur edhe në pjesë të tjera të Europës, duke sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve drejt dhe nga Shqipëria.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, gjatë muajit shtator 2025, Shqipëria ka shënuar një performancë të jashtëzakonshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë përpara pandemisë, numri i fluturimeve komerciale është rritur me rreth 165.7%, duke e renditur vendin në krye të Europës dhe të rajonit për ritmin e rritjes në këtë sektor.

Ndërkoë, rritja vjetore, pra krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, vlerësohet në rreth 3%.

Përgjatë nëntë muajve të vitit aktual numri i fluturimeve komerciale gjithsej vlerësohet në rreth 52,800. Vetëm në muajin Shtator u regjistruan rreth 7 mijë fluturime.

Referuar shifrave nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nga janari në shtator 2025, Shqipëria ka mirëpritur 10,228,686 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ky trend pozitiv dëshmon për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit dhe për angazhimin e përbashkët në promovimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës.

Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......

Live TV

Të fundit

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat