Europa Postuar më 11 Tetor 2025, 11:09

Sistemi kufitar i BE, nisin operimet më 12 tetor - Mekanizmi i ri digjital do të zbatohet gradualisht në 29 vende evropiane

Nga Kristi Ceta

Sistemi kufitar i BE, nisin operimet më 12 tetor - Mekanizmi i ri digjital

Italia është gati të fillojë zbatimin gradual të Sistemit Evropian të Hyrje-Daljes (EES) nga data 12 tetor 2025, sipas afatit të përcaktuar nga Bashkimi Evropian për aktivizimin e strukturës së re digjitale për qytetarët jashtë BE-së.

Policia e shtetit italian njofton se pikat e para kufitare që do të përdorin sistemin e ri do të jenë aeroportet e Fiumicino-s dhe Malpensa-s, si dhe portet detare të Civitavecchia-s dhe Genova-s. Nga 20 tetori, teknologjia e re do të shtrihet në të gjitha pikat e kontrollit në Itali.

Struktura do të funksionojë në 29 vende evropiane, duke përfshirë 25 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën. Qiproja dhe Irlanda nuk do ta përdorin sistemin, duke vazhduar vulosjen manuale të pasaportave.

Pas shumë vonesave që nga viti 2022, për shkak të problemeve teknike dhe hezitimeve nga shtetet anëtare, nisja do të jetë graduale, dhe çdo vend do të ketë afat deri më 10 prill 2026 për të zbatuar mekanizmin në të gjitha pikat kufitare.

Në Gjermani, sistemi do të nisë më 12 tetor në aeroportin e Düsseldorf-it, më pas në Frankfurt dhe Mynih, për t’u shtrirë më vonë në të gjithë aeroportet dhe portet gjermane.

Platforma synon të forcojë sigurinë kufitare dhe të identifikojë udhëtarët që qëndrojnë më gjatë se periudha e lejuar në zonën Shengen (90 ditë brenda një periudhe 180-ditore). Të gjithë udhëtarët e vendeve jashtë BE-së do të duhet të skanojnë pasaportat ose dokumentet e udhëtimit sa herë kalojnë një kufi të jashtëm të Unionit. Ky sistem nuk do të aplikohet për qytetarët ose rezidentët legalë të bllokut, apo për ata që kanë vizë me qëndrim afatgjatë.

Mekanizmi do të regjistrojë emrin, të dhënat biometrike, datën dhe vendndodhjen e hyrjes/daljes së udhëtarëve. Të dhënat nga skanimi i fytyrës dhe gjurmëve të gishtave, të mbledhura gjatë regjistrimit të parë, do të ruhen për tre vjet në bazën e të dhënave. Brenda kësaj periudhe, udhëtarët do të kenë nevojë vetëm për një gjurmë gishti ose foto, për ta krahasuar me të dhënat e ruajtura. Sistemi do të zëvendësojë vulosjen tradicionale të pasaportave me regjistrimin digjital të hyrjes dhe daljes.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......