BERZH mbështet tranzicionin e gjelbër në Kroaci - Mbi 12 milionë euro për një impiant fotovoltaik me kapacitet 21 MW
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vijon të mbështesë tranzicionin e Kroacisë drejt energjisë së gjelbër. BERZH ka dhënë një hua deri në 12.2 milionë euro për kompaninë private RP Global Novalja, që do të ndërtojë një impiant diellor në vend.
Projekti është miratuar në kuadër të Kornizës InvestEU të BERZH për Tranzicion të Qëndrueshëm, duke reflektuar përkushtimin e bankës për të përshpejtuar kalimin drejt energjisë së rinovueshme në vendet ku ajo operon. Kredia është strukturuar në dy pjesë: njëra në vlerë deri në 7.2 milionë euro, dhe tjetra deri në 5 milionë euro; kjo e fundit, e mbështetur me garanci nga Bashkimi Evropian në kuadër të Kornizës InvestEU.
Impianti fotovoltaik do të shtojë 21 megavat kapacitet të ri të energjisë së pastër në sistemin energjetik kombëtar kroat, duke ndihmuar në zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe duke forcuar rolin e sektorit privat në fushën e energjisë së rinovueshme.
Ky investim vjen në një kohë kur Kroacia po shton përpjekjet për të ulur varësinë nga burimet fosile të energjisë dhe për të përmbushur objektivat klimatikë të BE-së. Projekti pritet të sjellë një ulje të emetimeve të dioksidit të karbonit me rreth 6,400 tonë në vit.
Që prej fillimit të aktivitetit të saj në Kroaci në vitin 1993, BERZH ka investuar mbi 5 miliardë euro në 272 projekte, duke mbështetur reformat, avancimin drejt integrimit evropian dhe transformimin e ndërmarrjeve publike në struktura më efikase.

Shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për “Parkun e Besimit” në Tiranë!
Është shpallur fituesi i garës ndërkombëtare për “Parkun e Besimit” (Faith Park), një projekt vizionar që synon të kthejë harmoninë ndërfetare në një......

"Monopatinat elektrike nuk do të qarkullojnë përkohësisht" - Koçiu: Nga e hëna ndalohet lëvizja. Rrezik për sigurinë publike!
Policia e Shtetit duke filluar që nga nesër, e hënë, do të ndërmarrë një operacion për ndalimin e qarkullimit të monopatinave elektrike. Lajmi u bë i ditur......

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, avancojnë punimet - Balluku: Në 1 Korrik 2026 i japim zgjidhje rrethrrotullimit të Bradasheshit
Punimet e segmentit rrugor Elbasan-Rrogozhinë, loti i pestë, pjesë e Korridorit të VIII po ecin me ritme të shpejta. Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministre e......

Fluturimet, rritje treshifrore krahasuar me 2019-ën - Linjat me kosto të ulët dhe promovimi po japin rezultate të matshme në turizëm
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve të huaj, veçanërisht pas përfundimit të pandemisë. Turizmi është shndërruar në një nga......

Rreth 1 në 5 persona blejnë online - Shqipëria, më “mosbesuesja” e rajonit, preferon blerjet tradicionale
Tregtia elektronike ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si njerëzit blejnë në të gjithë botën theksohet në një raport të kohëve të fundit nga Përmbledhja......

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA
Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......

Depozitat e energjisë, bashkëpunim me BERZH - Balluku: Në fokus, avancimi i projekteve dhe përmirësimi i kuadrit rregullator
Avancimi i projekteve të depozitimit të energjisë dhe përmirësimi i kuadrit rregullator në këtë drejtim janë në fokus të një memorandumi bashkëpunimi mes......

Sistemi kufitar i BE, nisin operimet më 12 tetor - Mekanizmi i ri digjital do të zbatohet gradualisht në 29 vende evropiane
Italia është gati të fillojë zbatimin gradual të Sistemit Evropian të Hyrje-Daljes (EES) nga data 12 tetor 2025, sipas afatit të përcaktuar nga Bashkimi......