Shqipëria Postuar më 13 Tetor 2025, 12:22

Shqipëria, më afër BE-së - Presidentja e KE, Von der Leyen: Jam e impresionuar nga reformat

Nga Elisabeta Dosku

Shqipëria, më afër BE-së - Presidentja e KE, Von der Leyen:

Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në rrugën e saj drejt  Bashkimin Europian. Presidentja  KE-së, Ursula Von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për media me Kryeministrin Edi Rama, theksoi se është e impresionuar me reformat e Shqipërisë për në BE.

“Ne të gjithë themi që kushti i zgjerimit bazohet ne merita dhe Shqipëria i ka të gjitha meritat. Siç thashë është një proces normal dhe të punojmë me reformat për Integrimin në BE. Për mua është impresionuese të shoh progresin këto 2-3 vite. Populli shqiptar do integrimin në BE, dhe thotë që këto reforma janë për ne, që të forcojmë demokracinë dhe të bëhemi pjesë e BE. Kjo është e dukshme. Unë përmenda SEPA, roaming dhe planin e rritjes që po funksionon mjaft mirë. Prandaj unë mund të them që jam e impresionuar nga reformat. Deri në vitin 2027, Shqipëria të bëhet pjesë e BE”.

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyn tha se duke parë progresin që po bën Shqipëria në hapjen e grupkapitujve edhe procesi i dytë i negociatave do të jetë i shpejtë. Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se brenda 2027 do të mbyllin të gjithë grupkapitujt.

“Pritshmëria është që brenda 2027 të mbyllen kapitujt dhe ne duhet të bëjmë të gjithë detyrat këtu dhe janë të mirëpërcaktuara kapitull për kapitull dhe plus edhe në planin e rritjes. Kështu që nëse sot ne marrim një vlerësim kaq pozitiv, vjen si rezultat i detyrave të bëra deri tani. Por që të vazhdojmë të marrim vlerësimin, duhet të vazhdojmë detyrat dhe detyrat nuk i bëjmë se sa e kërkon BE, as që të kënaqim ata që nesër do të na miratojnë anëtarësimin në Paris, Berlin apo se do thoja Londër por Londra ka ik në drejtim të paditur…apo  në Romë. Ne i bëjmë detyrat për veten tonë. Çdo detyrë që bëhet këtu me sukses, e bën Shqipërinë më të fortë dhe më funksionale si shtet. Për ne procesi i negociatave, i hapjes dhe mbylljes së kapitujve është proces shtetbërje demokratike. Kur BE të thotë ne mbaruam tonë, dmth se Shqipëria merr një certifikatë që në bazë të opinionin të KE, jemi shtet funksional demokratik. Kjo është për shqiptarët, më pas ne mund të hyjmë në BE dhe vazhdon procesi i përmirësimit.”

Presidentja e KE ndodhet në Tiranë në kuadër të turit ballkanik, por edhe për forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat