Kosova Postuar më 13 Tetor 2025, 11:47

“LVV, forca kryesore edhe në nivel lokal” - Albin Kurti: I përvishemi punës për përballjen e dytë, atë të balotazhit

Nga SCAN TV

“LVV, forca kryesore edhe në nivel lokal” - Albin Kurti: I

Në një dalje për mediat nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje, kreu I kësaj partie politike, njëkohësisht kryeministër në detyrë, Albin Kurti, u shpreh se rezultatet e zgjedhjeve vendore të një ditë më parë tregojnë se kjo parti është ngritur si forca kryesore politike në vend edhe në nivelin lokal.

Kurti këtë e ka quajtur si dhuratën më të mirë që tha se mund t’i ketë bërë populli në 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje.

LVV ka një histori vetëm 12 vjeçare pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, por këto vite kanë dëshmuar rritje të pandalshme dhe të vazhdueshme. Në vitin 2013 për herë të parë garuam në zgjedhjet lokale dhe fituam kryeqytetin, Prishtinën. Në 2017 e rifituam Prishtinën dhe shtuam Prizrenin e Kamenicën. Në vitin 2021 shkuam në balotazh në 12 komuna dhe fituam Gjilanin Kamenicën Podujevën dhe Shtimen. Pas dorëheqjeve të kryetarëve në veri në nëntor të vitit 2022 në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri fituam gjithashtu edhe Mitrovicën e Veriut e Leposaviqin”, tha Kurti.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat