Shqipëria Postuar më 18 Shtator 2025, 15:39

Programi i investimeve në infrastrukturë, Balluku rendit 8 akset më kryesore

Nga Scan TV

Programi i investimeve në infrastrukturë, Balluku rendit 8 akset

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku prezanton projektet e reja që do të ndërmerren në kuadër të programit “Infrastruktura 2025–2029”.

Programi parashikon ndërtimin e 700 kilometrave rrugë të reja ku do të ketë avancime të rëndësishme në Korridorin Blu dhe Korridorin VIII. Në listën e projekteve të reja përfshihen:

-Bypass-i i Elbasanit
-Rruga e Bregut (Dhërmi–Sarandë)
-Bypass-i i Sarandës dhe rruga e Ksamilit
-Unaza e Çajupit (Gjirokastër–Libohovë–Kardhiq)
-Rruga e Vjosës (Ersekë–Përmet–Tepelenë)
-Aksi Berat-Skrapar–Gramsh
-Rruga e Liqeneve (Rrëshen–Burrel)
-Rruga e Maleve (Vau i Dejës–Pukë–Fushë Arrëz)

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat