Programet e nxitjes së punësimit - Rama: 2200 djem e vazja përfitojnë nga garancia rinore e qeverisë për 4 vite

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit, ka ndarë disa të dhëna për Shqipërisë sot dhe përparimin e madh që ka bërë me mbështetjen e dhënë për të rinjtë.
Sipas tij, Shqipëria, sipas OECD, burim shumë serioz të dhënash dhe vëzhgimesh, është vendi që zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit dhe kjo është pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë këto vite për të ndërtuar një skemë shërbimesh punësimi, na ka dhënë një rezultat inkurajues.
"Janë 7 programe që funksionojnë sot për nxitjen e punësimit, që mbulojnë të gjitha kategoritë dhe që shkojnë nga praktikat profesionale te formimi në vendin e punës, nga vetëpunësimi te riintegrimi social. Një tjetër e dhënë që është mirë ta dinë të rinjtë, që është krejt normale që janë mosbesues e indiferentë, është që në vetëm 5 vitet e fundit 42 mijë të rinj janë punësuar përmes zyrave tona të punës dhe përmes këtyre shërbimeve. Në këtë shifër, 7500 janë individë që kanë përfituar nga programet dhe sot janë në punë.
Përmbi këtë strukturë që kemi ndërtuar, kemi dhe garancinë rinore, që është një model i suksesshëm europian që po zbatohet edhe këtu dhe janë 2200 djem dhe vajza që po përfitojnë nga garancia rinore, objektivi i të cilit është që 60 mijë vajza dhe djem të mbështeten brenda viteve të këtij mandati qeverisës."
Kreu i qeverisë theksoi se këtë vit është arritur niveli më i lartë i regjistrimit në arsimin profesional, por sipas tij, jemi larg nga ku duam të arrijmë.

Kush mban peshën e borxhit të jashtëm? - BSH: Qeveria udhëheq me 4.75 miliardë euro. Në vend të dytë, sektorët e tjerë
Borxhi i jashtëm i Shqipërisë vazhdon të mbetet i ndarë midis katër sektorëve kryesorë të ekonomisë. Sektori që mban peshën më të madhe është Qeveria e......
Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës
Tregu shqiptar i punës ka shënuar një ndryshim të qartë në strukturën e pagave gjatë dy viteve të fundit. Pagat më të ulëta janë tkurrur me ritme të shpejta,......
Kadastra, tërësisht digjitale në fund të 2026-ës - 10 shërbime të automatizuara dhe pagesë direkt nga e-Albania
Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që në fund të vitit të ardhshëm të shndërrohet në një institucion tërësisht digjital. Drejtoresha e përgjithshme......
A dinë sipërmarrësit shqiptarë të gjurmojnë fondet europiane? - Sefa: Shumë pak biznese aksesojnë dhe menaxhojnë financimet e BE
Alokimi i fondeve nga Bashkimi Europian synon të ndihmojë bizneset shqiptare të rrisin standardet dhe të përshtaten me tregun europian. Por, sa të......
Plani 10-vjeçar i gazit - ERE shtyn sërish miratimin, kërkon nga ALBGAZ dokumente shtesë
Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë miratimin e planit 10-vjeçar të investimeve të shoqërisë shtetërore ALBGAZ, për shkak të mosplotësimit të plotë të......
Shqipëria, e ndarë në 3 rajone ekonomike - Analiza/ Zhvillim i pabarabartë, dominon qendra
Ekonomia shqiptare po ndahet në tre rajone, të cilat nuk kanë ritme të barabarta zhvillimi. Referuar një analize të bërë nga ALTAX, rritja kombëtare prej......
Paraja e shqiptarëve zhvendoset drejt titujve të shtetit - AMF: Fondet e investimeve numërojnë 41 mijë anëtarë. Asetet neto rriten me 11%
Gjatë këtij viti, shqiptarët kanë investuar më shumë para në tituj qeveritarë përmes fondeve të investimit sesa në 2024. Sipas të dhënave nga Autoriteti i......
Energjia, tarifat e reja të shpërndarjes - ERE miraton vendimin, i mban të pandryshuara deri në muajin prill
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të lërë në fuqi tarifat aktuale të shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike deri në prill të vitit 2026,......





