Shqipëria Postuar më 9 Shtator 2025, 12:58

Prezantohet paketa e re e ndërhyrjeve ligjore në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e territorit

Nga SCAN TV

Prezantohet paketa e re e ndërhyrjeve ligjore në kuadër të

Prezantohet paketa e re e ndërhyrjeve ligjore, në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e territorit.

Në nisje të takimit të organizuar me përfaqësues nga institucionet dhe nga grupet e interesit, Kryeministri Edi Rama tha se “Kjo paketë është një tërësi masash që do të na japin mundësinë që të kemi në dorë instrumente te reja për të mbrojtur territorin, duke filluar nga suksesi përfundimtar i një ofensive që do të zgjasë aq sa të jetë e nevojshme, mbase gjatë gjithë mandatit të ri për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje dhe duke vazhduar me një sërë projektesh të tjera deri tek mbrojtja e projekteve arkitektonike, të cilat gjatë gjithë kësaj periudhe kohe qyshes në Shqipëri ka filluar të ndërtohet nga sipërmarrja e lirë janë deformuar dhe ndonjëherë përdhunuar në formën e tyre nga ndërhyrja e ndërtuesve.”

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat