Përmbytjet, Shkodra dhe Lezha më të prekurat - Në total, rreth 1,700 hektarë tokë bujqësore nën ujë

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi është përfshirë nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Si pasojë, në disa qarqe janë evidentuar problematika të lidhura me përmbytje, rritje të niveleve të lumenjve, bllokime rrugore dhe rrëshqitje dherash.
Qarku Shkodër mbetet një nga zonat më të prekura. Në Bashkinë Shkodër, zonat e Obotit dhe Dajçit vijojnë të përballen me rritje të nivelit të ujit si pasojë e prurjeve të lumit Buna dhe Drin si dhe rritjes së nivelit të liqenit. Rreth 500 hektarë tokë bujqësore janë ende nën ujë, kryesisht në fshatin Obot dhe njësinë administrative Ana e Malit.
Në Qarkun Lezhë, përmbytjet kanë prekur kryesisht tokat bujqësore. Në Bashkinë Lezhë raportohen rreth 1,200 hektarë tokë bujqësore nën ujë, kryesisht në zonat Balldren dhe Zejmen. Në Torovicë dhe Zejmen, tërheqja e ujit po ndodh me ritme të ngadalta.
Qarku Vlorë paraqitet me situatë në përmirësim gradual. Në Bashkinë Vlorë, niveli i ujit të lumit Vjosë në zonën e Novoselës ka nisur rënie dhe situata po shkon drejt normalizimit, megjithatë mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në Bashkinë Selenicë, vijojnë problematikat nga rrëshqitjet e tokës në fshatin Vajzë dhe në disa akse rrugore rurale, ku qarkullimi kryhet me kufizime.
Në Qarkun Korçë, problematikat lidhen kryesisht me rrëshqitje dherash, prezencë uji dhe dëborë në disa akse rrugore. Në Bashkinë Maliq, si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, janë përmbytur rreth 3,600 hektarë tokë bujqësore, ndërsa situata po mbahet nën kontroll pas ndërhyrjeve të strukturave përkatëse. Në Bashkinë Devoll, pas çarjes së argjinaturës së lumit Oshticë u përmbytën rreth 270 hektarë tokë, por çarja është mbyllur dhe situata është stabilizuar.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në mbështetje të komuniteteve të prekura, veçanërisht në zonat me përmbytje dhe izolime. Efektivët janë të angazhuar në shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe ujit të pijshëm, mbështetjen e banorëve dhe garantimin e aksesit në zonat problematike, në bashkëpunim me strukturat e Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor.
Mbikalimi i ri në Qafë Kashar – ARRSH njofton mbi ndryshimin e qarkullimit në këtë aks
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do......
Drejt marrëveshjes të tregtisë së lirë BE-Indi/ Kancelari Merz takohet në Indi me homologun Modi
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Bashkimi Evropian dhe India mund të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë brenda këtij muaji, pasi u......
Kolaudimi i makinave, ndryshojnë rregullat - Kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit. Info nga BE për km dhe historikun e aksidenteve
Pas çdo ndryshimi të pronarit të mjetit do të kryhet kontroll teknik. Ndryshimet parashikohen në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë......
Transparencë më e plotë në nivel vendor: Programet e reja model me fushë të dedikuar për Këshillin Bashkiak, zbatim edhe nga Këshillat e Qarqeve
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar dy programe model të Transparencës për autoritetet publike dhe......
Mbështetje për bazën ushqimore të bagëtive - Ministri Salla, në Levan. Nis evidentimi i dëmeve në terren
Blegtorët që janë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit do të mbështeten nga Ministria e Bujqësisë për bazën ushqimore të bagëtive, me qëllim garantimin e......
Rreth 1 në 4 emigrantë kryejnë studimet e larta jashtë/ Vetëm 10% e tyre vendosin të kthehen sërish në Shqipëri
Përvoja e emigrimit po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rritjen e kapitalit njerëzor të shqiptarëve, veçanërisht përmes arsimit dhe përvojës......
“Brenda 1 viti parku eolik hyn në prodhim” - Rama: Energjetika, sektori i garave të hapura ndërkombëtare
Gjatë prezantimit të parkut eolik të Tropojës, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Në harkun e 12 muajve, pa llogaritur periudhën kur dimri është intensive, ky......
Huatë e këqija, pranë 4.19% në Nëntor/ Pas sinjaleve të verës, kreditë me probleme rikthehen në rënie
Pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme u rrit lehtë gjatë muajit gusht dhe shtator duke arritur në 4.19% dhe 4.37% nga 4.04%......


