Mbështetje për bazën ushqimore të bagëtive - Ministri Salla, në Levan. Nis evidentimi i dëmeve në terren

Blegtorët që janë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit do të mbështeten nga Ministria e Bujqësisë për bazën ushqimore të bagëtive, me qëllim garantimin e vijimësisë së aktivitetit blegtoral.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka qenë në Levan të Fierit, ku po ndjek nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit dhe masat e marra për mbrojtjen e blegtorisë.
Gjatë vizitës, Ministri Salla ishte pranë blegtorit Bledi Dorda, i cili mbarështon rreth 800 krerë të imta. Si pasojë e situatës së krijuar nga reshjet, tufa e bagëtive është evakuuar në kohë, duke shmangur dëmtimet në gjënë e gjallë.
Nga ana tjetër Salla theksoi se strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë në terren për të ndjekur nga afër situatën, për të evidentuar dëmet dhe për të garantuar mbështetjen e nevojshme për fermerët dhe blegtorët e prekur nga reshjet intensive.
Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, bagëti si dhe banesa e biznese në zona të ndryshme të vendit. Sa i takon sektorit bujqësor ende nuk ka të dhëna se sa janë dëmet e shkaktuara dhe nëse do ketë një fond kompensimi të dedikuar për fermerët.
Ndërkohë që mungesa e një skeme sigurimi në bujqësi, duket se po sjell pasoja të rënda si për fermerët por edhe për buxhetin e shtetit, në rastet kur kërkohet mbështetje për kompensim.
Rreth 1 në 4 emigrantë kryejnë studimet e larta jashtë/ Vetëm 10% e tyre vendosin të kthehen sërish në Shqipëri
Përvoja e emigrimit po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rritjen e kapitalit njerëzor të shqiptarëve, veçanërisht përmes arsimit dhe përvojës......
“Brenda 1 viti parku eolik hyn në prodhim” - Rama: Energjetika, sektori i garave të hapura ndërkombëtare
Gjatë prezantimit të parkut eolik të Tropojës, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Në harkun e 12 muajve, pa llogaritur periudhën kur dimri është intensive, ky......
Huatë e këqija, pranë 4.19% në Nëntor/ Pas sinjaleve të verës, kreditë me probleme rikthehen në rënie
Pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme u rrit lehtë gjatë muajit gusht dhe shtator duke arritur në 4.19% dhe 4.37% nga 4.04%......
Rritet akciza për duhanin me 250 lekë/kg - Në 2027-ën aplikohet kalendar i ri, çmime më të larta
Duhanpirësit po përballen me çmime të rritura të paketave. Rritja vjen si rrjedhoje e kalendarit të akcizës për duhanin i cili është miratuar në vitin 2022, ......
Ritestimi i patentës, 13.1% e shoferëve rifitojnë lejen - DPSHTRR: Vetëm drejtuesit e përgatitur rikthehen në qarkullim
Rifitimi i lejes së drejtimit mbetet një sfidë për shumë drejtues mjetesh. Shifrat zyrtare tregojnë se jo të gjithë janë të përgatitur për t’u rikthyer në......
Amerikanët do ndërtojmë parkun eolik të Tropojës- Balluku certifikon kompaninë amerikane CWP për ndërtimin e parkut 600 MW
Kryeministri Edi Rama, së bashku me Zv.Kryeministren, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantojnë investimin e parkut......
Portë hyrëse energjie për Evropën Juglindore - Greqia pret zhvillime të rëndësishme për gazin e lëngshëm
Brenda këtij viti priten zhvillime të rëndësishme drejt sigurimit të rolit të Greqisë si porta energjetike e Evropës Juglindore dhe në veçanti, si një pikë......
Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset - ARRSH: Në zonat malore duhen goma dimërore
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se gjatë orëve të natës nuk janë regjistruar reshje shiu, apo dëbore. Kushtet atmosferike janë të qëndrueshme,......


