Përmbyllet faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve: 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin!
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka përmbyllur me sukses fazën e aplikimeve më 30 shtator, duke shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë vendin.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se janë regjistruar gjithsej 801 aplikime për 9 masa mbështetëse, të cilat synojnë modernizimin e fermave, rritjen e prodhimit vendas dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.
Ministri Salla thekson se procesi aktualisht ndodhet në fazën e shqyrtimit administrativ, në përputhje me kriteret dhe afatet e përcaktuara në udhëzimet e skemës, për të siguruar transparencë, korrektësi dhe mbështetje reale për çdo fermer që investon në të ardhmen e bujqësisë shqiptare.
“Angazhimi ynë është të garantojmë transparencë, korrektësi dhe mbështetje reale për çdo fermer që ka zgjedhur të investojë në të ardhmen e bujqësisë shqiptare. Interesi i lartë për këtë skemë është dëshmi e besimit në politikat tona mbështetëse për sektorin rural”, u shpreh Salla.
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një mbështetje financiare prej 20 milionë eurosh, dhe përfshin mbështetje në formën e granteve deri në 50% të vlerës së investimit, kredi të buta me normë interesi 2%, si dhe garanci sovrane për lehtësimin e aksesit në financim.
Fushat e investimit që përfshihen në skemë janë të gjera dhe gjithëpërfshirëse: ndërtimi i serrave diellore, mbjellje të reja me pemë frutore, ullinj dhe vreshta, sisteme moderne ujitjeje, rrjeta mbrojtëse antibreshër, pajisje dhe infrastrukturë për blegtori dhe shpendari, përpunim dhe paketim i produkteve bujqësore, zhvillimi i agroturizmit, si dhe mbështetje për sektorin e akuakulturës.
Pas përfundimit të shqyrtimit administrativ, aplikimet që plotësojnë kriteret do të kalojnë në fazën e vlerësimit teknik dhe përzgjedhjes përfundimtare të përfituesve, në bazë të një renditjeje të drejtë dhe transparente.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për të përkrahur fermerët shqiptarë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së bujqësisë shqiptare në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Historike, Shqipëria nis pagesat me SEPA - Maksimumi 3 euro komision për remitancat. Miliona euro kursime për shqiptarët
Nga 7 tetori, çdo emigrant shqiptar mund t'i dërgojë para familjes së tij në Shqipëri duke përdorur SEPA. Po ashtu, edhe shqiptarët brenda vendit mund të......

Ushqimet, barra kryesore e buxhetit familjar/ Rritje e ndjeshme për mobilim, transport dhe akomodim
Në vitin 2024, shpenzimet mesatare mujore për konsum të një njësie ekonomike familjare (NjEF), e përbërë mesatarisht nga 3.1 persona, arritën në 93,042 lekë,......

“Shqipëria 2030”/ Spiropali: Diplomacia ekonomike, pjesë kyçe e vizionit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka theksuar se diplomacia ekonomike mbetet një nga prioritetet kryesore të Shqipërisë në kuadër......

Ministri Salla në UBT: Partneriteti me BOKU sjell diplomë ndërkombëtare për studentët
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin Bujqësor të Tiranës......

“Studentët, akses të kufizuar në financë” - Tafa: Ka disa produkte të dizenjuara për ta, por edhe ndërgjegjësimi financiar është i ulët
Aksesi i studentëve në financë mbetet i kufizuar. Pavarësisht se bankat tregtare ofrojnë disa produkte financiare posaçërisht për ta, ndërgjegjësimi mbi......

Cilat janë kostot e riciklimit drejt tregut europian? - Baltëza: Problem ndarja e mbetjeve në burim, ligji ekziston që në 1995
Sektori i riciklimit në Shqipëri mbetet një nga sektorët që has vështirësi në përmbushjen e standardeve të BE. Në një intervistë për Scan Tv, një ndër......

Prezantohet struktura dhe zv/kryetarët e rinj të Bashkisë Fier - Zv/kryeministrja, Belinda Balluku: Qytetarët, më afër administratës lokale
Tashmë Bashkia e Fierit ka një strukturë të re, si dhe katër nënkryetarë të rinj. Në prezantimin e tyre ishte e pranishme zv/kryeministrja, njëherësh......

Komisioneri Dervishi: Rritje e ndjeshme e transparencës, ligji i ri për të dhënat personale forcon më tej mbrojtjen!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, paraqiti sot në Komisionin e për të Drejtat e Njeriut dhe......