“Pensionet do të rriten nga janari” - Rama: Pensioni urban me vite të plota pune 1,800 lekë shtesë në muaj

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konferencën e fundvitit me gazetarët ku ka bërë një përmbledhje të punëve të vitit që sapo mbyllet, si dhe projektet për 2026-ën. Sipas tij, ky vit parashikohet që të mbyllet me një rritje ekonomike 3.9%. Kreu i Ekzekutivit u shpreh se në janar do të nisë rritja e pensioneve.
“Duke filluar nga janari, pensionet do të rriten siç e kam thënë dhe më parë dhe siç është shpjeguar gjerë e gjatë dhe nga ministrat përkatës, përtej indeksimit, pra indeksimi nuk është rritje e pensionit në kuptimin për të cilin flasim, por është një mekanizëm që lidhet me çmimet, ndërkohë që rritja që ne do bëjmë, do të jetë domethënëse vit pas viti. Dhe kështu pensioni urban me vite të plota pune, duke filluar nga janari do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj, gjë që do të dyfishohet në janarin e 2027, trefishohet në janarin e 2028 dhe katërfishohet në janarin e 2029 dhe kështu me radhë dhe kjo vlen për të gjitha shifrat që do të jap;
Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 000 lekë në muaj, pensioni rural do të rritet me 1 000 lekë në muaj, pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj, pensioni i invaliditetit do të rritet me 600 lekë në muaj dhe kështu me radhë”.
I pyetur nga SCAN TV lidhur me projektet energjetike, kryeministri theksoi se sot kemi 700 megavat që prodhohen nga energjia diellore dhe 400 megavat të instaluara nga vetëprodhuesit, që në total janë 1200 megavat plus në portofolin e Shqipërisë.
Sa i përket infrastrukturës, Rama e konsideroi Tunelin e Llogarasë një supersukses dhe renditi edhe investimet e tjera në këtë sektor.
Më në fund këtë vit u hap edhe Tuneli i Murrizit, “tuneli i syrit të keq”, dhe ndërkohë ajo që vlen shumë të theksohet është puna e bërë për hekurudhat. Këtë vit u sigurua financimi për linjën Vorë-Hani i Hotit, janë 350 milionë euro që i janë dhënë Shqipërisë. Ka vazhduar konsolidimi i korridorit të 8-të hekurudhor, një projekt me rëndësi të madhe rajonale. Segmenti Durrës-Rrogozhinë është mbështetur me 120 milionë euro, ndërsa për segmentin Rrogozhinë-Pogradec është në përfundim faza e projektimit të detajuar.
Në të njëjtën kohë janë hedhur edhe themelet për projektet e tjera strategjike: linjat hekurudhore Porto Romano-Sukth-Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhja me aeroportin e Vlorës, si dhe linja Durrës-Prishtinë, me të cilën po punohet me Qeverinë e Kosovës.
Si rezultat i rritjes së të ardhurave nga tatimet dhe doganat në buxhetin e shtetit janë 628 miliard lekë të ardhura të shtetit.
Ndërkohë që siç e dini janë miratuar disa politika të reja qoftë sa i përket paketës fiskale me marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe me projektligjin e faljes së detyrimeve të prapambetura tatimore dhe doganore, qoftë përsa i përket skemës së re të kompensimit të TVSH-së me 10 % për fermerët bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Europian”.
Sipas kryeministrit Edi Rama, edhe gjatë vitit 2026 do të vijojë financimi në rritje për sektorin e mbrojtjes, ku sipas tij, Shqipëria do të prodhojë dronët luftarakë, sistemet anti-dronë dhe porositë e para janë kryer. Ndërkohë, në 6-mujorin e pare, sipas kryeministrit pritet të shihen edhe produktet e para.
OSHEE, me inteligjencë artificiale - Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza
Inteligjenca Artificiale do shërbejë si mjet mbështetës dhe analitik për operacionet e përditshme të Operatorit tw Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kjo......
Më shumë lekë e më pak euro në banka - BSH: Zbresin në 1.45 trilionë depozitat e përfshira në paranë e gjerë
Shqiptarët vijojnë të mbajnë një nivel të lartë kursimesh në banka, edhe pse në muajin nëntor është shënuar një rënie e lehtë krahasuar me tetorin. Të dhënat......
Rama: Shqipëria, lider në administrimin publik
Në vijim të fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri edi Rama u shpreh: “Sipas vlerësimit të Sigmës, i cili është institucioni që......
Meta do të blejë startup-in kinez Manus - Synon të nxisë inteligjencën artificiale të përparuar
Kompania Meta deklaroi se do të blinte startup-in e inteligjencës artificiale Manus, të themeluar në Kinë, ndërsa gjigandi i teknologjisë përshpejton......
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët
Kryeministri Edi Rama po zhvillon konferencën e fundvitit me gazetarët. Në fillim të fjalës së tij, kreu i ekzekutivit u shpreh se sipas Institutit amerikan......
Kush po merr më shumë kredi në Shqipëri? - BSH: Bizneset mbajnë peshën kryesore. Leku dominon huatë e qytetarëve
Rreth 925 miliardë lekë janë detyrimet që qytetarët, bizneset dhe aktorë të tjerë i kanë bankave tregtare në formën e kredisë. Sipas të dhënave më të fundit......
Të ardhurat e AAPSK nga qiradhënia rriten me afro 39% në 11 muajt e vitit 2025
Të ardhurat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) nga qiradhënia e pasurive kanë shënuar një rritje të ndjeshme......
Rreth 28 mijë objekte informale të trajtuara në 2025- ën/ ASHK: Legalizimet vijojnë në të gjithë vendin
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se, gjatë këtij viti janë trajtuar rreth 28 mijë objekte informale, duke e çuar në afro 300 mijë numrin total të......



