Kush po merr më shumë kredi në Shqipëri? - BSH: Bizneset mbajnë peshën kryesore. Leku dominon huatë e qytetarëve

Rreth 925 miliardë lekë janë detyrimet që qytetarët, bizneset dhe aktorë të tjerë i kanë bankave tregtare në formën e kredisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, kredia aktive është rritur me 2.1% në nëntor, duke pasqyruar një zgjerim të kërkesës për hua si nga familjet ashtu edhe nga bizneset.
Peshën më të madhe të kredive në ekonomi vijojnë ta mbajnë korporatat e tjera jofinanciare, ku përfshihen bizneset, me një vlerë rekord prej 505 miliardë lekësh. Korporatat jofinanciare ndiqen nga sektorët e tjerë jo-rezidentë, ku përfshihen edhe qytetarët, me rreth 381 miliardë lekë kredi.
Për sa i përket monedhës në të cilën merret zakonisht hua, shumica rezulton të jenë në lekë. Me përjashtim të bizneseve ku pjesa më e madhe e kredisë gjendet në valutë, kryesisht euro, kredia për qeverinë lokale dhe administratën publike, për korporatat jofinanciare publike, për korporatat e tjera financiare dhe për sektorë të tjerë rezidentë (duke futur këtu individët), gjendet në monedhën kombëtare.
Në rastin e qytetarëve, kjo tregon besimin në monedhën kombëtare dhe shmangien e rrezikut të kursit të këmbimit duke e marrë kredinë në të njëjtën monedhë që kanë të ardhurat. Në të kundërt, bizneset vijojnë të mbajnë portofolin kryesor të kredisë në valutë për shkak se janë të orientuar drejt tregtisë dhe importeve, ku pagesat dhe të ardhurat shpesh realizohen në monedhë të huaj.
Nëse bëjmë një krahasim të kredisë nga tetori në nëntor, vërejmë se rritjen më të madhe e ka pasur ajo për individët, ndërsa më pak bizneset. Statistikat zyrtare tregojnë se kredia për qytetarët dhe familjet shqiptare u shtua me 10.7 miliardë lekë, ndërsa ajo e bizneseve me 8.2 miliardë lekë.
Nga ana tjetër, në rastin e individëve, kredia në lekë ka pësuar rritjen më të lartë, ndërsa për bizneset ka qenë ajo në valutë. Vetëm në rastin e korporatave financiare ka pasur rënie të huasë.
Në tërësi, rritja e kreditimit sinjalizon se ekonomia vijon të qëndrojë aktive dhe kërkesa për financim mbetet e gjallë.
Të ardhurat e AAPSK nga qiradhënia rriten me afro 39% në 11 muajt e vitit 2025
Të ardhurat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) nga qiradhënia e pasurive kanë shënuar një rritje të ndjeshme......
Rreth 28 mijë objekte informale të trajtuara në 2025- ën/ ASHK: Legalizimet vijojnë në të gjithë vendin
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se, gjatë këtij viti janë trajtuar rreth 28 mijë objekte informale, duke e çuar në afro 300 mijë numrin total të......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me rritjen që regjistroi ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe......
Çmimet globale të bakrit prekin “majat” - Për shkak të ndërtimit të qendrave të të dhënave dhe tarifave të Trump
Rritja e çmimit të bakrit vazhdon në tregjet ndërkombëtare, me çmimet që arrijnë afër 13,000 dollarë për ton, një rritje prej 40% që nga fillimi i vitit,......
Paralajmërim për fushatë phishing në “WhatsApp” - Policia e Shtetit: Mesazhe si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën......
Mineralet kritike përfundojnë në armë - Raporti: Nxitimi për luftë po i vjedh burimet klimës
Lufta ka shumë pasoja. Disa janë të dukshme, siç janë shkatërrimi i mjedisit; të tjerat janë më delikate, që duan kohë të manifestohen, por jo më pak......
Në fokus, adresimi i sfidave ekonomike - Dhoma e Tregtisë Kosovë uron Vetëvendosjen për fitoren
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka përshëndetur përmbylljen e suksesshme të procesit zgjedhor dhe demokratik në Republikën e Kosovës. Në emër......
Turizmi në Itali, nivele rekord në 2025 - Pritet të mbyllet me mbi 479 milionë vizitorë
Turizmi në Itali do të arrijë nivele rekord në vitin 2025, me Jugun që pritet të rritet gjithashtu gjatë muajve të dimrit. Sipas analizave dhe parashikimeve......





