Shqipëria Postuar më 30 Dhjetor 2025, 11:23

Rama: Shqipëria, lider në administrimin publik

Nga SCAN TV

Rama: Shqipëria, lider në administrimin publik

Në vijim të fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri edi Rama u shpreh: “Sipas vlerësimit të Sigmës, i cili është institucioni që bën këto vlerësime në Europë, Shqipëria vlerësohet si vend lider në administrimin publik, siç është menaxhimi i financave publike, shërbimet publike dhe menaxhimi i burimeve njerëzore. Natyrisht, kjo është në kundër tendence me çfarë zihet në 700 tenxheret mediatike dhe politike, por Sigma nuk ka lidhje me këto.

Kemi krijuar shoqërinë Alb Trace, e cila është një risi në jetën e vendit, falë një bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar që Shqipëria, e cila ka qenë e varur nga koncesione të vjetra, të përfitojë pullat fiskale, të markojë karburantet në vend dhe të prodhojë disa gjëra të tjera në vend, që do të rrisin sigurinë dhe transparencën.

Kemi hapur një kapitull të ri për të ulur përdorimin cash, kemi ulur disa limite. Dua ta theksoj shumë fort që çdo biznes që operon në turizëm dhe transport do duhet të garantojë me patjetër forma alternative për pagesat e qytetarëve, por edhe mjetet për të bërë pagesa elektronike, dhe çdo biznes brenda vitit të ardhshëm duhet ta sigurojë këtë gjë.

Ajo që dua të theksoj është që deri në qershor çdo biznes që operon në sektorin e turizmit dhe transportit do duhet të garantojë format alternativat të pagesave për qytetarët, jo vetëm cash dhe asgjë tjetër, por edhe mjetet për të bërë pagesa elektronike. Brenda vitit të ardhshëm çdo biznes në Shqipëri duhet të garantojë formën alternative të pagesës, që vendas apo vizitorë të paguajnë me kartë apo forma të tjera të pagesë elektronike”.

(vijon)

Shqipëria 30 Dhjetor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me rritjen që regjistroi ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 30 Dhjetor

Rama: Shqipëria, lider në administrimin publik

Në vijim të fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri edi Rama u shpreh: “Sipas vlerësimit të Sigmës, i cili është institucioni që......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 30 Dhjetor

Rama: Shqipëria, lider në administrimin publik

Në vijim të fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri edi Rama u shpreh: “Sipas vlerësimit të Sigmës, i cili është institucioni që......